Futboll Kombëtarja Shqipëri

SHËNOI SUPER GOL ME MALAGAN/ Sadiku: Më intereson vetëm skuadra!

Ishte protagonist me golin e tij të nëntë në këtë sezon me Malagën, por Armando Sadiku mund të kishte shënuar edhe të dhjetin në barazimin e fundit 2-2 ndaj Mirandes.

Kjo, për faktin se kësaj here ai nuk e gjuajti penalltinë që u akordua në favor të Malagës. Megjithatë, Sadiku shuan çdo polemikë, duke u shprehur:

“Nuk ka ndodhur asgjë, e rëndësishme është të shënojmë”. Sulmuesi i Kombëtares shënoi një gol të bukur me kthesë, mirëpo rrjeta e tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren Malagës, që tani nuk vuan në vendin e fundit. “Goli? Mora një pasim të mirë dhe godita me të parën, ishte një gol i bukur. Të shohim, shpresoj të shënoj vazhdimisht në çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin. Por, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, jo më shumë”, theksoi Sadiku.

Related posts

FITORE KAMPIONËSH/ Klasikja e futbollit holandez prodhon gjithçka, Ajaksi mposht Fejnordin mes tensionit

Delo.autor

Barcelona gati për Champions, nis udhëtimin drejt Londrës (FOTO)

Q.Autor

Befasuese, asistenti i Mourinhos kandidat serioz për stolin e Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment