Futboll Sport

GRABITEN SHPESH/ BEFASON klubi i njohur: Ju lutemi të mos luajmë në mbrëmje pasi…

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, klubi i San Lorencos i kërkoi Ligës së klubeve në Argjentinë, që të mos i luajë më ndeshjet në oraret e mbrëmjes. Shkaku është sa i pazakontë, aq edhe shqetësues. Arsyet lidhen me mungesën e sigurisë për tifozët kuqeblu në orët e vona, në kohën kur ata dalin nga stadiumi.

Shpesh ka ndodhur që mbështetësit e skuadrës të jenë përfshirë në episode të pakëndshëm, duke u grabitur apo dhunuar. Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjeve që San Lorenco ka luajtur në shtëpi. Nisur nga fakti që numri i këtyre ngjarjeve është rritur në kohët e fundit, klubi ka kërkuar me ngulm ndryshimin e orareve për ndeshjet e ardhshme.

Drejtuesit e San Lorencos vendosën të mbanin një qëndrim zyrtar rreth këtij shqetësimi, duke bërë kërkesën zyrtare, e cila u publikua edhe në “Tëitter”. “I kërkojmë Ligës së Klubeve që ndeshjet e skuadrës tonë në shtëpi të mos luhen më në orët e vona të mbrëmjes, në rastet kur do të jemi klubi pritës”.

Një mesazh i qartë, i cili gjeti edhe mbështetjen e tifozëve. Fansat e San Lorencos e përgëzuan vendimin kurajoz të klubit. Stadiumi, “Pedro Bidegain”, aty ku skuadra i luan ndeshjet në shtëpi ndodhet në lagjen Pompeja e Re në Buenos Aires, shumë pranë disa prej lagjeve periferike më të rrezikshme të qytetit. San Lorenco i luan ndeshjet në shtëpi në këtë impiant prej vitit 1993, por tashmë janë të shumtë ata që kërkojnë rikthimin në stadiumin e vjetër, “Viejo Gasometro”.

Related posts

MESSI APO RONALDO? Alex Morgan zgjedh futbollistin më të mirë në botë

Delo.autor

Cavani zbulon të ardhmen dhe “vesin” që e ndihmon të shënojë gola

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli gabon në mbrojtje, Rijeka habit italianët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment