Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA/ Laçi kërkon të kapë kreun, Kukësi rikthimin te fitorja

E shtuna e Superiores nis me dy takime shumë interesante dhe të bukura për t’u parë të cilat do t’i japin start javës së 9-të që është edhe e fundit për fazën e parë. Në Elbasan Arena Laçi i Artan Mërgjyshit që është edhe surpriza e vërtetë e këtij sezoni pret Teutën e Bledi Shkëmbit. Bardhezinjtë me një fitore do të kapin përkohësisht Partizanin në krye të renditjes në kuotën e 19 pikëve, edhe pse fakti që do të luajë në fushë asnjanëse mund të penalizojë Laçin në këtë ndeshje.

Teuta është mësuar të surprizojë dhe ndoshta sot mund të tentojë t’u shkaktojë kurbinasve humbjen e parë sezonale. Në orën 14:00 në Fushë-Krujë do të luhet edhe Kastrioti-Kukësi. Verilindorët të cilët vinë në këtë sfidë pas dy humbjeve rresht ndaj dy rivalëve direktë si Skënderbeu e Partizani e kanë të ndaluar të gabojnë dhe për skuadrën e Cungut sot vlerë kanë vetëm tre pikët. Kastrioti nga ana tjetër do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë për të mos përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën në fund të renditjes.

Related posts

LIVE/ Tirana-Partizani, starton derbi i kryeqytetit

Delo.autor

LENJANI PO SHKËLQEN NË ZVICËR/ Shikoni çfarë goli shënon shqiptari për klubin Sion

Delo.autor

“GËZUAR DASHURIA IME”/ Georgina feston ditëlindjen dhe Ronaldo na emocionoi me urimin e tij

Delo.autor

Leave a Comment