Champions League Futboll Sport

SUPERSFIDA ME INTERIN/ Valverde nuk ka shumë dyshime, ja kush e zëvendëson MESSIN (FOTO)

Dyshimi i parë për Valverden është pa dyshim se cili do të zëvendësojë Lionel Mesin pas frakturës në krahun e djathtë. Deri tani, trajneri i Barcelonës ka treguar se beson pak te Malkom. Kundër Sevijës ishte Dembele ai që mori pozicionin e kapitenit në të djathtë, duke plotësuar tredhëmbëshin me Suarezin dhe Kutinjon.

barce

Kjo është hipoteza më e mundshme për formacionin në ndeshjen kundër zikaltërve përpara klasikes. Por ka edhe një alternativë të dytë, që është kalimi me skemën 4-4-2, me futjen e Serxhi Robertos në linjën e mesfushorëve dhe spostimin e Kutinjos në sulm, përkrah Suarezit. Pak dyshime për pjesën tjetër të skuadrës:

barcelona
Në portë do jetë Ter Shtegen, me Semedon, Pikenë, Lenglet dhe Albën në mbrojtje. Në mesfushë: Buskets, Rakitiç dhe Artur, me këtë të fundit që mund të kalojë në krah të majtë në rast të kalimit në modulin 4-4-2.

Related posts

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

POCHETTINO BËRI REVOLUCION NË STËRVITJE/ “L’Equipe”: Neymar dhe Mbappé “bënin ligjin” me Tuchel, tani…

Delo.autor

Granit Xhaka e merr numrin e tij të preferuar në fanellë te Arsenali

Sadik.Autor

Leave a Comment