Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA/ Spalletti: BARÇA më e dobët pa MESSIN, e kemi ëndërruar këtë ndeshje

Luciano Spalletti pranon se Barcelona do të ishte më e fortë me Lionel Messi-n, por kjo është ndeshja për të cilën Inter ka ëndërruar. Messi do të qëndrojë për disa javë larg fushave pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e së shtunës ndaj Levantes.

“Kur ndeshesh me Barcelona-n dhe talentin që ka në të gjithë repartet e fushës, një nga skuadrat më të mira në botë, padyshim që luan ndaj favoritëve në Camp Nou,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

“Duhet të kemi vetëbesim që nuk do të kthehet në arrogancë, sepse jemi duke kaluar një periudhë të mirë. Duhet të përsërisim atë që kemi bërë në ndeshjet e fundit, duke u mbështetur te dashuria që kemi për këtë sport.

“Megjithëse zëvendësuesi i tij do të mundohet të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë, Messi mbetet një lojtar ndryshe nga të tjerët. Kur mendon se i ke parë të gjitha, ai shpik diçka të re.

“Problemi për ne nuk do të jetë të markojmë një lojtar apo një tjetër, por të luajmë sa më mirë me topin në zotërim.“Mbase do të kishte qenë një Barcelona më e fortë me Messi-n në fushë, por mbetet një skuadër madhe me shumë opsione.

“Duhet të luajmë në nivel të lartë. Duhet të besojmë te mundësitë tona. Shumë prej lojtarëve të mi nuk kanë luajtur ndonjëherë në Champions League, pra kjo është ndeshja për të cilën kemi ëndërruar dhe duhet të tregojmë se cilët jemi.”

Related posts

Anglia, skuadra më pa përvojë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

Bonucci tregon si u dëmtua në vend të keq: Milinkovic më shkeli te…

Q.Autor

NGA KYLIAN MBAPPE TEK COMAN/ Njihuni me 4 futbollistët parisien në çdo ekip të gjysmëfinaleve

Delo.autor

Leave a Comment