Futboll La Liga Sport

Levante “blindon” Bardhin/ “Snajperi shqiptar” zgjat kontratën deri në vitin…

Futbollisti me orgjinë shqiptare, Enis Bardhi, që aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë dhe klubin e Levante në La Liga, ka rinovuar kontratën me ekipin spanjoll. Lajmin e ka dhënë klubi i Levante, që ka arritur marëveshjen e re me futbollistin shqiptar.

Kontrata e re e lidh Enis Bardhin me klubin e Levante deri në vitin 2022, duke e bërë atë një nga futbollistët më të rëndësishëm në skuadër. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Enis Bardhi, ka deklaruar për kanalin zyrtar të klubit se:

“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se edhe shumë vite do të qëndroj te Levante. Ne gjithmonë luajmë me 12 lojtarë, pasi tifozët tanë janë fantastik. Gjithmonë i dëgjoj brohoritjet ‘Bardhi’, ‘Bardhi’, dhe më vjenë shumë mirë që më mbështesin”, deklaroi 23-vjecari.

Bardhi deri tani ka luajtur në 38 ndeshje për Levanten dhe ka shënuar 9 gola, një prej tyre në sezonin e ri. Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Levantes, që këtë sezon ka një tjetër ritëm në La Liga. Pjesë e skuadrës spanjolle është dhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, i cili aktualisht është duke vijuar fazën e rikuperimit nga një dëmtim në ligament.

Related posts

Gafa e D’Amico-s, ngatërron Sarri-n me tifozin e vdekur

Sadik.Autor

“U KËRKOJ FALJE TIFOZËVE TË PSG-SË PËR FINALEN E HUMBUR”/ Tiago Silva zbulon të ardhmen e tij: Dua…

Delo.autor

PËRCAKTOHET AXHENDA ZYRTARE/ Ja kur do të luhet derbi Partizani-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment