Futboll Sport

BARAZIMI PA GOLA NË “SELMAN STËRMASI”/ Edi Reja: Ja shanset e Partizant për kualifikim

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” për të ndjekur nga afër Partizanin dhe pse jo, disa elementë të të kuqve që janë pretendentë për ekipin Kombëtar. Në një koment për mediat, italiani ka vlerësuar aspektet pozitive të lojës së Partizanit.

“Ishte një ndeshje e mirë në aspektin mbrojtës. E them këtë, pasi nëse Partizani nuk do të luante në këtë mënyrë përballë një skuadre me cilësi, mund të shkonte edhe më keq. Ndaj them se ka bërë mirë në aspektin mbrojtës. Pastaj ka qenë pak i pafat në dy kundërsulme”, tha fillimisht ai.

Më tej, komentoi 90- minutëshin e ardhshëm. “Do të jetë një ndeshje e bukur ajo e kthimit. Unë uroj që të bëjë një tjetër paraqitje të mirë si kjo, por që t’i bëjë të gjithë krenarë në fund. Jo, nuk e besoj se do të jem atje për ta parë”, vijon trajneri i Kombëtares. Në fund, edhe një koment se si mund t’ia dalë Partizani dhe shanset që ka për kualifikim. “Unë mendoj se ka shanse për kualifikim.

edi reja

Duke parë sot (dje), ekipi më dha përshtypjen që ka edhe cilësi. Duhet që të ketë disi më shumë qartësi në sulm, por është e qartë që përballë një kundërshtari të tillë, bëhet e vështirë.

Sepse ata janë futbollistë shumë cilësorë. Sipas meje, Partizani ka shanse të mira nëse do të bëjë lojë të mirë në aspektin mbrojtës edhe atje dhe në rast se do të jetë më konkret dhe i saktë në kundërsulmet që krijon. Kështu do të kishte shanse. Në fakt, e uroj që ta bëjë diçka të tillë”, ka deklaruar Edi Reja.

Related posts

TEUTA NIS FAZËN PËRGATITORE/ Skuadra bregdetare do të vijojë stërvitjet në qytetin e…

Delo.autor

INICIATIVË E VEÇANTË NË SPANJË/ Fëmijët do të vishen si… kampionët e La Ligas

Delo.autor

“SKANON” DEBATET E VËSHTIRA ME TRAJNERIN CONTE/ Marotta: Janë pjesë e lojës…

Delo.autor

Leave a Comment