Futboll Sport

Takohen pas 21 vitesh/ Kjo është miqësorja e 2.8 miliardë njerëzve

Futbolli i ekipeve kombëtare ka një komponent unik dhe diferencial nga ai i klubeve. Përtej kërkimit të fitores, ekipet që përfaqësojnë një komb janë krenaria (ose zhgënjimi) i vendit në fjalë. Me të gjithë komponentët që përfshin futbolli, sot, në stadiumin e Suzhou të Kinës, do të përballet kombëtarja vendëse, e drejtuar nga Marcelo Lippi, me Indinë, një ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve të dy skuadrave për Kupën e Azisë 2019, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në janar dhe për të cilën, të dyja vendet janë kualifikuar.

Miqësorja në fjalë do të jetë ndeshja e futbollit, që përfaqëson popullatën më të madhe në botë: rreth 2.8 miliardë njerëz (1.4 miliardë për Kinën dhe 1.34 miliardë për Indinë). Për të gjetur një përballje të futbollit që përfaqëson kaq shumë njerëz do të duhet të organizoje një turne me kombëtaret e SHBA (330 milionë), Indonezia (265), Brazili (210), Pakistani (202), Nigeria (194) , Bangladesh (165), Rusia (147), Japonia (126), Mexico (125), Etiopi (108), Filipinet (107), Egjipt (98), Vietnam (95), Republika Demokratike e Kongos (84), Germany (83), Iran (82), Turqia (81), Thailand (69), Franca (67), Britania (66) dhe Italia (60)…

Kina dhe India janë dy fuqitë në zhvillim të futbollit botëror, por ende nuk kanë kapur valën maksimale të rritjes së tyre. Të dyja vendet po investojnë në përmirësimin e ligave të tyre, duke nënshkruar edhe me yje ndërkombëtare, por rezultati nuk është përkthyer ende në përmirësim të ndjeshëm edhe të ekipeve kombëtare. Ky është ballafaqimi i parë në 21 vite mes këtyre dy kombëtareve. Pavarësisht se janë dy vende që duan të rrisin nivelin e futbollit të tyre, ato nuk janë vënë përballë njëri-tjetrit prej një kohe të gjatë.

Në fakt, herën e fundit që u takuan Kina dhe India ishte viti 1997. Bëhej fjalë për sfidën e 17-të në histori, mes tyre. Kina ka fituar 12 nga këto 17 ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka dalë në barazim. India kurrë nuk ka qenë në gjendje ta mundë fuqinë e parë botërore në popullsi, tani për tani. Në stolin drejtues të Kinës është trajneri i njohur italian, Marcelo Lippi, pozicioni i të cilit është vënë në diskutim kohët e fundit, për shkak të performancës së dobët të kombëtares kineze.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Skriniar I ETUR PËR SUKSES: Nuk jemi ne anti-Juventus, ne jemi…

Isa.Autor

GAFA! Shqipëria e Rejës humbet në Izrael dhe dështon në Ligën e Kombeve

F.autor

ULTIMATUMI I TIFOZAVE TË INTERIT/ Ose fitore me Empolin, ose luftë

F.autor

Leave a Comment