Futboll Seria A Sport

TALENTI PAQUETA/ Real Madrid? Ne kemi nënshkruar me MILANIN, lojtari vjen në…

Nuk ka patur një ndërhyrje të Real Madrid në minutën e fundit, siç kanë shkruar mediat spanjolle. Flamengo ka siguruar Milan-in në lidhje me të ardhmen e ylli brazilian, Lucas Paqueta.

Administratori i deleguar i klubit të Rio de Zhaneiro, Bruno Spindel, ka thënë se: “Kemi nënshkruar një kontratë me Milan-in dhe kemi ndërmend ta respektojmë. Real Madrid? Nuk ka patur asnjë kontakt dhe nuk ekziston asnjë mundësi që lojtari të mos shkojë në Milano”.

Spindel ka pranuar me sinqeritet arsyen e largimit të Paquetas: “Mund ta mbanin edhe pak? Sigurisht, por Flamengo nuk ka mundësinë që të mbajë lojtarë të tillë për momentin. Europa është hapi i radhës për talentet e Brazilit, atje kanë mundësinë të përballen me Neymar, Ronaldo dhe Messi. Milan është një klub gjigant që do të kthehet në majë falë punës së Leonardo-s dhe Maldinit”.

Shifrat zyrtare nuk janë bërë akoma të ditura, edhe pse gjithçka lë të kuptohet se shuma 35 milionë euro që do të paguhet në disa këste, plus 10 milionë euro si bonus, janë shumë afër realitetit. “Paqueta kërkohej nga dhjetëra skuadra, por jo të gjitha në nivelin e Milanit. Gjithsesi, oferta e Leonardo-s dhe Maldinit ka qenë më e mirë”. Tani mungon vetëm zbarkimi i lojtarit në Milano janarin e ardhshëm.

Related posts

KRITIKON ASHPËR “PLESHTIN” PAS DISFATËS/ Ish-portieri i Kolumbisë “sulmon”: Messi duhej t’i motivonte të tjerët…

Delo.autor

“ËSHTË NJË MËNYRË…”/ Ancelotti pranon: Dolëm shpejt nga Liga e Kampionëve, kështu që…

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Goli fantastik i Solomon, “Demat” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment