Futboll Premier League Sport

“MBRETI” I MBROJTJES VAN DIJK/ Pronari i Liverpoolit lëshon me një batutë: 75% e tokës e mbuluar nga uji, pjesa tjetër…

Ndoshta adhuruesit e lojtarëve si Ramos, Bonucci, Pique e të tjerë do të rrudhin buzët, por tashmë mund të thuhet pa frikë se asnjë mbrojtës në botë nuk është në nivelin e Virgil van Dijk.

Holandezi mund të bëjë gjithçka, sepse e ka transformuar një mbrojtje të brishtë si ajo e Liverpool në një prej reparteve më të fortë në Europë, ndërkohë që merr shumë pak kartonë, është një lider në fushë dhe kur nevojitet, shënon edhe ndonjë gol me peshë të jashtëzakonshme, si bëri në Mynih, ku shënoi golin e tij të tretë në 4 ndeshjet e fundit të Liverpool-it.

Sikur të mos mjaftonte goli, Van Dijk dha edhe pasimin perfekt që i mundësoi Sadio Mane-së që të shënonte golin e parë të ndeshjes.

Me 85% të pasimeve të tij të sakta, Van Dijk ishte më i sakti nga titullarët e Liverpool-it, ndërkohë që “futi në xhep” një superstar si Lewandowski, i cili pas ndeshjes e lavdëroi publikisht (“Mjafton Van Dijk për ta pasur shumë të vështirë, imagjinoni kur e ndihmonte ndokush”).

Natyrisht, Jurgen Klopp është i lumtur, sepse Van Dijk ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të karrierës (“Ç’të them për Van Dijk, mund të shkruaj një libër për talentin, forcën e tij sa shumë e pëlqej si futbollist”) , por më i lumtur se trajneri gjerman me siguri është pronari i The Reds, John W. Henry, i cili pagoi 78.8 milionë euro në janar 2018, për t’ia marrë Southampton-it.

Me një postim në profilin e tij në Twitter, Henry, themelues i Fenway Sports Group që zotëron shumicën e aksioneve te Liverpool, e shpjegoi rëndësinë e Van Dijk me një foto komike, ku titullonte: “75% e tokës është e mbuluar nga uji. 25% që mbetet mbulohet nga Van Dijk“. Një postim që mori komente dhe pëlqime pa fund nga tifozët e Liverpool, që shpesh ankohen se pronari i klubit shumë rrallë shkon në Anfield.

Related posts

RRËFEN PRAPASKENAT PAS ZGJEDHJES/ Duka: Kandidova që Shqipëria të jetë në këto nivele, në ndryshim…

Delo.autor

“DO TË KTHEHESHA NË KËMBË TEK ROMA”/ “Ninxha” Nainggolan: Conte shumë i fortë, Spalletti një…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Betis. Rezultati 5-2

Delo.autor

Leave a Comment