Futboll Premier League Sport

TARE NË HALL/ Mourinho në Podgoricë, ndjek nga afër dy futbollistët SERB

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ishte mbrëmjen e djeshme në Podgoricë, për të ndjekur live derbin e Ballkanit mes Malit të Zi dhe Serbisë. Mediat angleze raportojnë se arsyeja e këtij udhëtimi të portugezit, ka qenë ndjekja nga afër e dy lojtarëve serbë, që janë në planet e tij për t’i transferuar në Angli, që në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për dy futbollistë që luajnë në kampionatin italian, mesfushorin e Lazios, Sergei Milinkoviç-Saviç dhe mbrojtësin e Fiorentinës, 20-vjeçarin Milenkoviç.

Mesfushori bardhekaltër u kërkua edhe në verë nga “djajtë e kuq” por oferta e tyre u refuzua nga drejtuesit e Lazios, ndërsa në Janar, me largimin e Pogba drejt Barcelonës, Manchesteri mund të rritë ofertën për serbin.

Sa i përket mbrojtësit Milenkoviç, ai është një profil mjaft interesant, që po shkëlqen te Fiorentina dhe ka treguar se është i aftë të mbulojë disa pozicione në mbrojtje.

Mourinho e ka shprehur vazhdimisht nevojë ne përforcimeve në mbrojtje, pasi ky repart është edhe “thembra e Akilit” për “djajtë e kuq”, ndaj Milenkoviç mund të ishte një profil interesant, që nuk do t’i kushtojë klubit të Manchesterit më shumë se 30-35 milionë euro.

Related posts

HUMBJE BEFASUESE/ Reali shtanget nga ish-talenti i Barcelonës dhe humb kreun e La Ligas

Delo.autor

Luka Modric “lamtumirë” Real, ja kampionati ku dëshiron të luajë

Sadik.Autor

“RIVALËT KANË DËSHIRË TË JENË NË VENDIN TONË”/ Trajneri Tuchel: Ne duhet të jemi profesionistë. Nuk preferoj që ta di rezultatin, por…

Delo.autor

Leave a Comment