Futboll Premier League

Prapaskenat/ Pogba: Ja pse refuzova Realin për United

Paul Pogba u bë një nga transferimet më të shtrenjta, kur la Juventusin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në verën e vitit 2016. Mesfushori francez, pasi shkëlqeu te bardhezinjtë, kishte një sërë ofertash nga klubet më në zë europiane, por zgjodhi të rikthehet në Manchester, aty ku ishte rritur në ekipin e të rinjve.

Vetë Pogba tregon se ka pasur oferta konkrete edhe nga Reali I Madridit, ndërsa e mendoi seriozisht edhe mundësinë e transferimit në kryeqytetin spanjoll.

“Të jem i sinqertë, ofertat më të rëndësishme ishin kjo e Manchesterit dhe ajo e Realit të Madridit. E mendova gjatë transferimin në Madrid, pasi Reali është një klub i madh dhe për më tepër drejtohej nga Zidane, një trajner francez. Gjithsesi, në fund vendosa të dëgjoj zemrën time, që më ‘këshillonte’ të kthehem në Manchester”, tregoi Pogba.

Related posts

Roma hidhet në sulm për pasardhësit e Cengiz Under

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Tifozja e Interit “çmend” fansat para derbit të Italisë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Torpedo-Kukësi, shënohet edhe goli i dytë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment