Futboll Premier League Sport

TENSIONET TEK UNITED/ Pogba më pranë gjigantëve të Europës

Super ylli i Manchester United, Paul Pogba raportohet të jetë shumë pranë transferimit te Barcelona, pasi menaxheri i francezit, Mino Raiola arriti marrëveshjen në parim me kampionët në fuqi të Spanjës. Në mes të një sezoni shumë të tensionuar, gati gati të dështuar te United, Pogba përflitet për transferimin nga Manchester në Katalunja. Francezi ishte pranë transferimit të bujshëm që gjatë merkatos së verës, por United nuk pranoi të privohej nga lojtari i çmuar. Gjithsesi, dëshira e Pogba për tu larguar nga ‘Old Trafford’ mbetet e palëkundur, madje është përforcuar si pasojë e konflikteve ndërmjet lojtarit dhe trajnerit portugez Jose Mourinho.

Fituesi i Kupës së Botës u privua nga titulli i zëvendës kapitenit si pasojë e deklaratave të bëra nga 25-vjeçari pas barazimit në shtëpi ndaj Wolves. Gjërat madje u përkeqësuan pas eliminimit shokues të United ga Carabao Cup, kur bëri bujë një video ku shfaqej Pogba duke u konfrontuar me Mourinhon. Tashmë, referuar raportimeve nga “Rai Sport”, menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka siguruar marrëveshjen në parim me gjigantët katalanas. Të njëjtat raportime informojnë se edhe mesfushori i Barças, Arturo Vidal ka insistuar te trajneri Ernesto Valverde për blerjen e ish-shokut të tij te Juventus, me ekipin blaugrana që synon të rikonfirmojë titullin kampion, por edhe të shtyjë më shumë në Champions League. Vetë drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Oscar Grau pat deklaruar: “Nëse stafi teknik do të kërkojë ndonjë futbollist, atëherë ne do të shohim mundësitë. Ne nuk do të mbyllim dyert”.

Related posts

MESSI APO RONALDO? Modelja seksi i do të dy së bashku… (FOTO)

Delo.autor

LUAJTI SI KAPITEN I GJERMANISË/ Ylli Kimmich: Shiriti është një motivim i madh për mua dhe…

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes nuk ndalet as në Monza, Vettel përfundon i parafundit!

Delo.autor

Leave a Comment