Futboll Sport

DIKUR SHOKË TANI “ARMIQ”/ Neymar: Mungesa e Messi-t është diçka e mirë

Neymar është i kënaqur me faktin se Brazili nuk do të përballet me Lionel Messi-n kur të ndeshet me Argjentinën ditën e martë.

Messi nuk është përfshirë në skuadrën e Scaloni-t për të dytën herë radhazi dhe spekulimet e tërheqjes së tij vazhdojnë të qarkullojnë.

Neymar e di që për spektatorët, mungesa e tij nuk është një lajm i mirë, por ai mendon se Brazili ka më shumë mundësi të fitojë pa të në fushë.

“Për ata që duan futbollin, të kesh Messi-n jashtë ndeshjes është diçka e keqe. Por për ne është një lajm i mirë,” shprehet Neymar në konferencën për shtyp.

Argjentina ka Dybala, i cili është një lojtar që më pëlqen shumë, kështu që duhet të tregohemi të vëmendshëm.

“Është një ndeshje e vështirë. Duhet të bëjmë punën tonë për është gjithmonë diçka e bukur të luash ndaj tyre. Nuk ka favoritë.”

Related posts

E ARDHMJA E PAQARTË/ Raiola i prish planet Milan, i ofron Barcelonës shërbimet e Donnarumma

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Juventusit arrin marrëveshjen me PSG për një shifër REKORD

Isa.Autor

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Delo.autor

Leave a Comment