Futboll La Liga Sport

Ter Stegen mesazh MESSIT: Relaksohu mik, do t’i japim një LEKSION të mirë REALIT

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka pranuar se mungesa e sulmuesit argjentinas Lionel Messi do të ndikojë mjaft te skuadra blaugrana, por nga ana tjetër ai i ka çuar një mesazh kapitenit, që të relaksohet dhe të rikuperohet sa më shpejt. Portieri gjerman i ka bërë një premtin kapitenit se ai dhe shokët e skuadrës do të kujdesen që t’i japin Real Madrid një leksion të mirë në “El Clasico”.

“Messi është një kampion i madh, por ai duhet të jetë i qetë, të relaksionet e rikuperojë sa më shpejt, pasi ne do të kujdesemi që ta fitojmë këtë ndeshje. Unë e kuptoj që ai do të dëshironte të ishte në fushë në këtë sfidë të madhe futbolli, por së shpejti do ta shohim sërish në fushë”, tha Ter Stegen.

“Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj që do të bëjnë diferencën në këtë sfidë dhe do ta mbulojnë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Messit. E rëndësishme është të tregojmë personalitet dhe unë jam i bindur se do ta fitojmë “El Clasico”. Do ta fitojmë këtë sfidë edhe për Messin, ndaj ai do të festojë me ne pas përfundimit të ndeshjes”, tha portieri Ter Stegen.

Related posts

Juve pranë revolucionit, largohen “big-ët”

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Mesfushori Geraldes rihap sfidën ndaj Milan me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Janne Andersson: Dhamë maksimumin, synojmë të shkojmë sa më larg

Isa.Autor

Leave a Comment