Futboll Shqipëri Sport

E PAPRECEDENTË/ Një KOSOVAR refuzon kombëtaren dhe përfaqësuesen për SERBINË (EMRI)

Nëse do t’i thoje një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist nuk do të pranonte kombëtaren e Shqipërisë për të luajtuar për Serbinë (përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin! Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht. E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që braktis Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj. Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë iu hoq me forcë një pjesë e territorit. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!

Skeda e Arton Zekajt në Transfermarket

Lojtari i datëlindjes 2000, bëri hapin e madh në karrierë, pasi kaloi nga kampionat serb i futbollit te gjigantët e Lilles në Francë. Francezët paguan 300.000 për shërbimet e tij. 260.000 mijë për Partizanin e Beogradit si taksë e formimit dhe 40 mijë për ekipin e Sopot Beograd, ku luajti në sezonin para se të transferohej në klubin francez. Zekaj është grumbulluar rregullisht nga kombëtaret U-15, U-16 dhe U-17 të Serbisë. Ai është lojtar i rëndësishëm, pasi ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Sa krenare do të jetë familja e tij, shumë… E ka ushqyer me vlera dhe me tradita shqiptarësh! Sidomos tani që ka refuzuar dhe Shqipërinë e Kosovës!

Related posts

GATI SHKARKIMI/ Përgatitja e derbit si “provincial”, GABIM FATAL I GATTUSOS

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventusi “prenoton” Grimaldon, presion për Alex Sandron

Isa.Autor

E BUJSHME/ 100 milionë euro, gjiganti europian do të tentojë në janar yllin e Juventusit

F.autor

Leave a Comment