Futboll Seria A Sport

“TËRBOHEN TIFOZËT”/ Maldini sqaron: Derbi na zhgënjeu, objektivi i MILANIT është…

Paolo Maldini po përpiqet të ndërtojë një Milan të ri, së bashku me Leonardon, presidentin Scaroni dhe pronarët e fondit “Elliott”. Problemet nuk mungojnë, megjithatë, dhe për momentin ajo që përcjell një ajër negativ mes tifozëve kuqezinj është humbja e derbit të fundit.

Paolo Maldini foli me rastin e një mbrëmjeje të titulluar “Tumori di via Venezian”, të organizuar nga profesor Regalia. Natyrisht, ai u pyet për momentin e keq të Milanit. “Në derbi kemi luajtur keq, është e vërtetë, dhe e kuptojmë zhgënjimin e madh që la ajo ndeshje, – janë fjalët e raportuara nga “Gazzetta dello Sport” të ish-kapitenit kuqezi.

– Por, ne do të shikojmë përpara me besimin se duhen nxjerrë mësime nga dy humbjet e fundit radhazi , duke pasur parasysh se nga vendi i gjashtë, ku jemi, objektivi që i kemi vendosur vetes është i katërti, çka përbën një përmirësim të rëndësishëm.

Ne tani kemi dy ndeshje të ngjeshura në “San Siro”, kundër Spamdoria dhe Genoa, të cilat duhet t’i mbyllim me sukses. Ekziston besimi për këtë, sepse Milani ka prodhuar lojëra të mira në pothuajse të gjitha ndeshjet. Derbi ndaj Interit nuk ishte, megjithatë, në nivelin e pritshmërive tona. Interi kundër Parmës ishte i panjohur… Ky është kampionati ynë, madje edhe të vegjlit mund të të paraqesin probleme”.

Me pak fjalë, ndeshjet e ardhshme kundër Sampdoria dhe Genoa do të jenë vendimtare për Milanin dhe për vendin e katërt. Përveç kësaj, natyrisht, edhe për pozitat e trajnerit Gattuso.

Related posts

“Strategji” e tifozëve të PSG-së, britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin lojtarëve të Realit

Q.Autor

Nëna e Cavanit frikëson Francën: Edinsoni do të jetë në fushë kundër “gjelave”…

Isa.Autor

Dëmtohet blerja e bujshme e Interit, detyrohet të braktisë fushën

Sadik.Autor

Leave a Comment