Futboll Seria A Sport

E KËRKON BARÇA/ Flet mbrojtësi: Do të QAJ, kur të iki nga Napoli, sepse këtu më kanë…

Së bashku me Allan dhe Insigne, ai është ndoshta një nga protagonistët më të rëndësishëm të Napolit të Carlo Ancelotit. Kalidou Koulibaly, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, tani ëndërron të fitojë diçka. “Napoli ju jep disa gjëra, por ai, gjithashtu, ju merr të tjera. Sepse, ju fitoni e merrni komente pozitive, ndaj relaksoheni, por kjo është e gabuar. Nevojiten edhe kritikat.

Ajo që bëmë sezonin e kaluar ishte me të vërtetë e bukur. Të gjithë thanë se ishim duke luajtur futbollin më spektakolar, por nuk ishim në gjendje të mbanim kokat tona të përqendruara te triumfi”, – pranon Koulibaly.

Kjo është arsyeja pse ardhja e Ancelottit mund të jetë deicizive për mbrojtësin e Napolit: “Ndoshta ai na jep atë, që nuk e patëm sezonin e kaluar: mentalitetin. Carlo dëshiron të fitojë, na e transmeton këtë energji sa herë që flasim. Ne të gjithë jemi ndikuar nga mentaliteti i trajnerit të ri”.

Koulibaly pastaj flet për bashkimin e tij me Napolin: “Benitez më ka thirrur mua në janar 2014. Mendova se gjashtë muaj më vonë do të kishte zgjedhur dikë tjetër, por në maj erdhi tek unë dhe më tha: Hajde, duhet të regjistrohesh me Napolin. E falënderoj atë, sepse prej tij kam ardhur këtu në këtë skuadër.

Njerëzit më thanë se Napoli është i rrezikshëm… Kur them se jam napoletan, njerëzit qeshin, por me të vërtetë ndihem ashtu. Unë nuk qava kur erdha këtu, por nëse një ditë do të duhet të largohem, shpresoj sa më vonë të jetë e mundur, unë jam i sigurt se do të qaj”.

Related posts

“JUVENTUS FAVORIT PËR CHAMPIONS”/ Trajneri Klopp: S’di si nuk kryesojnë +10 në Serinë A

Delo.autor

“E REFUZOVA HIGUAIN”/ Ish-sportistja rrëfen propozimin e sulmuesit argjentinas kur ajo ishte 18 vjeçe

F.autor

SKANDALI I PSG-së/ Klubi francez e vendos KOSOVËN si pjesë e territorit SERB (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment