Futboll Sport

TJETËR ARGJENTINAS NË MBROJTJE TË MESSIT/ Iku koha e Maradonës, “pleshti” është…

Futbollisti historik i Argjentinës, Mario Kempes nuk ka hezituar të dalë fuqishëm në mbrojtje të Leo Messi, pas deklaratave të ashpra të Diego Armando Maradonas, në të cilën ky i fundit tha me siguri se nëse do të ishte trajneri i përfaqësueses bardhekaltër, nuk do ta grumbullonte “Pleshtin”.

“Çdo herë që Diego hap gojnë është një problem, sepse ai nuk respekton, ndërkohë që ai vetë është respektuar gjithmonë në kohën e tij si futbollist. Askush nuk i tha asnjë fjalë kur ai humbi Kupën e Botës së ’90. Messi është futbollisti më i mirë në botë. Koha e Diegos ka kaluar, ai nuk është një shembull që të thotë kaq shumë gjëra. Ndonjëherë duhet ta mbash gojën mbyllur dhe të shijosh atë që kemi. Në futboll fiton dhe humbet. Disa mbajnë shënim dhe bëjnë bujë me deklaratat e Diegos”, deklaroi fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1978, Kempes.

Related posts

Kujt i intereson Kupa e Botës? Mustafi nuk e ka marrë edhe aq keq përjashtimin (VIDEO)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E DONNARUMMËS MISTER/ Milan mendon të zbarkojë në “San Siro” portierin polak…

Delo.autor

SHQIPTARI SHKËLQEN NË TURQI/ Sulmuesi Murqi vulos fitoren për Rizesporin me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment