Futboll Kategoria Superiore Sport

“TEUTA NA VURI NË VËSHTIRËSI”/ Flet zëvendës trajneri Osja pas brazimit: Ne kishim për të marrë mesfushën, por…

Ekipin e Vllaznisë ditën e sotme e drejtoi zëvendës trajneri, Safet Osja, në mungesë të Mirsad Jonuzit të pezulluar nga Disiplina.

Në intervistën për “Supersport” pas barazimit me Teutën, Osja i bëri komplimente Teutës, duke u shprehur se e vuri në vështirësi, ndërsa deklaroi se në pjesën e dytë shkodranët e rritën nivelin e lojës, edhe falë zëvendësimeve.

Çfarë i mungoi ekipit për fitoren sot?

Sonte Durrësi na vuri në vështirësi, edhe pjesa jonë e dytë erdhi në rritje. Mund të humbnim, por edhe mund të fitonim.

Po kthehet problem fakti që vuani para tifozëve?

Ndoshta edhe lojtarët nuk ishin në ditën e tyre, por edhe Teuta e luajti topin më mirë. Futbolli i pranon këto situata.

Ka ndonjë ngërç tjetër brenda ekipit?

Jo, nuk kemi asnjë ngërç.

Pse nuk e nisët me të njëjtin ritëm që në fillim?

Ia bëra komplimentet Durrësit që na vuri në vështirësi, por ne e rritëm lojën në pjesën e dytë. Edhe pse ndërrimet u bënë pak me vonesë, ato ndikuan në paraqitjen e ekipit.

U druajtët shumë para Teutës?

Ne kishim qejf për të marrë mesfushën, të ishim më agresivë, por ata e qarkulluan topin më mirë se ne. Gurishta luajti në mes të mesfushës, edhe pse është mbrojtës krahu, prej mungesës së Hygorit.

A mund të luante Bardulla në mesin e fushës?

Nuk e di sa e keni ndjekur Vllazninë, por kemi bërë rotacione pothuajse çdo ndeshje. Kanë luajtur pothuajse të gjithë lojtarët.

Related posts

CR7 SI SHOK SKUADRE? Chiellini: Ronaldo edhe sikur të dilte të derdhte plehrat e shtëpisë në lagje, do të…

Delo.autor

Muller ‘shfryn’ ndaj mediave: Duan që te Bayern të ketë trazira

Q.Autor

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Delo.autor

Leave a Comment