Futboll Premier League Sport

TRAJNERI BËN FILOZOFIN/ Mourinho: Nëse nuk mund të fitosh, të paktën mos…

Jose Mourinho u pyet për “kualitetin teknik” në ekipin e tij, pas barazimit pa gola të Manchester United ndaj Valencias, në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” bënë katër ndeshje pa fitore në të gjitha garat, duke regjistruar një tjetër paraqitje të dobët në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Duke folur pas ndeshjes së të martës në mbrëmje, Jose Mourinho duket se i paralajmëroi tifozët e Manchester United, që të mos presin shumë sukses nga sezoni 2018-2019. Portugezi pretendoi se nuk mund të ishte i sinqertë në vlerësimin e tij, për shkak të kritikave të mëtejshme mbi metodat e punës.

“Mendoj se ka gjëra, që është e vështirë për mua t’i them. Dhe nëse them diçka të këndshme…, do të ishte një arsye tjetër për të më kritikuar. Unë mendoj se e keni bërë këtë mjaft. Pra, preferoj vetëm të them se, kur sezonin e kaluar e përfunduam të dytët dhe shkuam në finale të “FA Cup”, ne fituam grupin tonë në Ligën e Kampionëve. Dhe mendova se ishte një sezon fantastik.

Ndaj Valencias, mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Por, është frustrues për ne, sepse nuk është rezultati që duam. Kishte disa përmirësime në performancën tonë. Kishim një nivel të pranueshëm loje, në të kundërt do të humbnim. Dhe humbja do të na linte në një situatë të vështirë.

Në një grup kaq të vështirë, nëse nuk mund të fitosh, të paktën mos humb. Ne ishim ekipi që u përpoq më shumë, që kishte disa shanse të mëdha për të fituar, por e pranoj rezultatin si të drejtë.
Lojtarët u përpoqën, e ngritën nivelin e përpjekjeve dhe intensitetit të tyre. Ne u përpoqëm të luanim, por në disa faza vendimtare nuk kemi pasur cilësi teknike.

Lojtarët tanë sulmues nuk janë në momentin më të mirë të besimit dhe nivelit individual të performancës, kështu që menduam se me tri, ose katër raste, do të shënonim dhe do ta fitonim ndeshjen, të cilën nuk e bëmë. Nuk është një rezultat i keq, por nuk është as një rezultat i mirë”.

Related posts

NGJITËN KOSOVËN NË OLIMPIN E “TOKIO 2020″/ Ja sa shpërblehen kampionet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova…

Delo.autor

PORTIERI MË I MIRË NË BOTË/ Bëhet “FLUTUR” me 4 pritje të njëpasnjëshme (VIDEO)

Isa.Autor

Gafa e D’Amico-s, ngatërron Sarri-n me tifozin e vdekur

Sadik.Autor

Leave a Comment