Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: S’e meritonim fitoren, dy lojtarët tanë na kushtëzuan

Orges Shehi ka folur pas fitores 2-0 kundër Kamzës. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Fitorja të ngroh, por unë mendoj se nuk ishim aty ku duhet. Kamza mund të meritonte më shumë. Na ka vënë shumë në vështirësi. Ishte një nga ndeshjet më të dobëta, por sot na kënaqin 3 pikët.

Dy sulmuesit tonë kryesorë dhe janë çuna të rinj të dy. Kanë karakteristika të ndryshme. Të gjithëve do t’i jepet mundësia. Ai që jam i kënaqur, është mënyra si punojnë. Edhe kur nuk janë në formë, unë kam qenë lojtar vetë. Janë futbollistë dhe jo makineri.

Në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë, jemi tërheq më shumë se sa duhet. Ua kërkova të mos e bënin, por duke qenë se lojtarët janë të rinj, presionohen dhe duan të ruajnë pikët. Megjithatë nuk dua të zbeh formën e mirë të Kamzës që na vuri disa herë në vështirësi. Patëm probleme me Muzakën, por edhe Radas pati dëmtim në pjesën e parë. Kisha vetëm një ndërrim dhe ai ndërrim na kushtëzoi.

Opinioni im ka qenë maksimal për Teqjën, pasi shihja cilësi maksimale për të. Unë nuk jam i surprizuar nga ai sepse ia njoh vlerat. Oreksin ta ketë më të madh për të bërë sa më mirë në karrierën e tij”, përfundoi tekniku i korçarëve.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Egbo me katër sulmues ndaj Partizanit, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse Dani Alves ndryshoi numrin e fanellës

Isa.Autor

“TELENOVELA” RONALDO NUK KA MBARUAR AKOMA/ Mendesh vazhdon të kërkojë një skuadër për portugezin

F.autor

Leave a Comment