Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i TIRANËS “shfryn” ndaj arbitrit: Kam rezervat e mia, nuk kam ardhur të stërvis fëmijë

Ardian Mema ka folur pas barazimit 1-1 me Kamzën. Trajneri i Tiranës deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Mendoj se si erdhën episodet e lojës, patëm më shumë mundësi për të shënuar. Kam pak rezerva për gjykimin. Rasti që na shënuan golin ne dhe ka 2-3 raste të tjera. Nuk i justifikoj lojtarët sepse ata duhen të bëjnë punën e tij. Nëse një futbollist më thotë mua gjyqtari, nuk e pranoj këtë pjesë. Unë vetë kam rezerva për arbitrin.

Të them të drejtën e përgatitën skuadrën në tre sisteme loje sepse kam parë Kamzën që ka luajtur 4-4-2 plus 3-5-2 teksa e pashë në fushë. Por, futbollistët duhet të dijnë ta lexojnë mirë lojën dhe duhet të bëjnë presion sipër. Megjithatë këtu s’është vend për analizë. Në momentin e pushimit të lojës u shpjegova se si duhet manovruar në pjesën e dytë. Ata e kuptuan dhe patën mundësi shënimi. Pjesa e dytë mendoj se foli për ne, ndryshe nga takimi i Vlorës që foli për ta. Mendoj se ekipi po rritet disi.

Gabimet që kemi pësuar ne golin mendoj se nuk i bën dot një lojtar i Superiores. Këto janë gjëra që ndodhin kur sapo nis e mëson futbollin. Unë s’jam këtu për të stërvitur fëmijë. Nuk jam për ndëshkim lojtarësh, por jam për rregullim. Çdo futbollist duhet të ruajë feedbackun e vet.

Dy sulmuesit që kam në krah, si Greca dhe Kobinah luajnë me këmbë të kundërt. I kam kërkuar që të plotësojnë 3-shen e mesfushorëve. Pjesa që Greca apo Kobinah mendoj se kanë vepruar mirë. Në shumicën e rasteve këta kanë fituar me kundërshtarin. Ne kemi pasur mundësi të shënojmë gol. Do të mbetet të shënojmë edhe për pjesën se si të shkojmë drejt portës. Do mundohemi në të ardhmen që të shfrytëzojmë rastet për shënim.

Albi Doka pati një kontraktim dhe pati një ndërrim. Ky është fati im i keq sepse që kur kam ardhur kam pasur dëmtime në skuadër. Çdo lojtar duhet të luajë mirë aty ku i thotë trajnerit pavarësisht pozicionit të tij natyral”, ka përfunduar Ardian Mema.

Related posts

EKIP ËNDËRRASH/ Një fitore që lë shenjë, Juventusi barazon rekord evropian

Isa.Autor

SHKËMBEU FANELLËN ME MESSIN NË DERBI/ Tifozët i kërkojnë të largohet nga Espanjoli

F.autor

FOTO/ Arsenal-West Ham, formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment