Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARÇA/ Dëmtimi i Suarezit, në dyshim prania e uruguaianit në NDESHJEN E VITIT

Te Barcelona janë të shqetësuar për gjendjen fizike të Luis Suarez. Sulmuese uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Ecuria e fazës riaftësuese do të përcaktojë edhe datën e saktë të rikthimit të futbollistit nën urdhrat e trajnerit Valverde.

Dëmtimi i Suarezit, në fakt, është një lajm i mirë për Interin, përpara përplasjes së dyfishtë mes dy klubeve në Champions më 24 tetor në “Camp Nou” dy javë më pas, me 6 nëntor, në “San Siro”. Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në El Clasicon e 28 tetorit.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri i klubit azer: Patëm momente vështirësie sepse…

Delo.autor

190 MIJË PAUNDË NË JAVË/ Njihuni me futbollistin adoleshent më të paguar në botë

F.autor

Derbi i Madrid luhet në Estoni/ Gjithçka që duhet të dini për Superkupën e Europës…

Isa.Autor

Leave a Comment