Futboll Premier League Sport

MEDIAT ANGLEZE “PLASIN BOMBËN”/ Shtypi britanik tregon kur do LARGOHET Mourinho, ikën në… 

Jose Mourinho është kthyer në tabelë qitjeje tashmë dhe gazetarët po shkruajnë gjithçka, duke shkuar deri aty sa të parashikojnë edhe ditën e largimit të tij. Është starti më i dobët për United prej tre dekadash dhe Mourinho për herë të parë në karrierë nuk ka fituar 4 ndeshje rresht.

Këtë të premte The Mirror shkruan se durimi i klubit ka marrë fund dhe nga burime pranë kupolës drejtuese gazeta angleze ka mësuar se trajneri portugez do të pushohet nga puna këtë fundjavë, sido që të shkojë.

Marrëdhëniet e Mourinho-s me drejtuesit ka kohë që janë të ndera me lojtarët po krisjen gjithnjë e më shumë dhe me Pogba e ndonjë tjetër dialogu nuk ekziston më.

Edhe me gazetarët Mourinho ka pasur fërkime dhe debate, aq sa të premten organizoi konferencë për shtyp në orën 8 në mëngjes, një veprim qartësisht provokues, ndaj portugezi nuk ka më miq në Manchester dhe tifozët janë lodhur nga ndeshjet e dobëta që po shohin.

Pasuesi i Mourinho-s dihet tashmë, sepse gjithnjë e më shumë Zinedine Zidane është rrugës për në Manchester.

Related posts

TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

Delo.autor

VLLAZNIA-APOLONIA/ Brdariç dhe Kolela zgjedhin më të mirët, skuadrat duan vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAEL/ Penallti dhe gol, Broja “çmend” nga gëzimi tifozët, zhbllokohet takimi

F.autor

Leave a Comment