Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Gattuso me probleme formacioni, dy lojtarë në DYSHIM para derbit

Në prag të ndeshjes derbi mes Milanit dhe Interit, trajneri Gennaro Gattuso ka konfirmuar se dy futbollistë rrezikojnë të mos jenë në fushë për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Franck Kessie dhe Giacomo Bonaventura, që rrezikojnë të jenë në stol në ndeshjen e sotme, ose të mos luajnë për 90 minuta, pasi nuk janë në formën optimale.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i rikuperuar dhe për t’i patur në dispozicion në ndeshjen e sotme. Fakt është se ata nuk janë 100% në formën e tyre dhe rrezikojnë ta nisin atë nga stoli. Unë shpresoj që deri para se të nisë ndeshja të marr lajme të mira nga infermieria dhe të kem mundësi t’i hedh në fushë”, tha trajneri i kuqezinjve, Gattuso.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË GRIEZMANN/ Ja 10 blerjet më të shtrenjta në histori tek Barcelona

Delo.autor

PAMJET/ “Magji” nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar mahnit me supergolin në Europa Ligë

F.autor

LIVE/ Ze Maria: Nuk kanë ardhur lojtarët që unë doja, në Shqipëri do të vij vetëm për…

Isa.Autor

Leave a Comment