Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E “DEMIT” NË DILEMË/ Lautaro nis kapriçot, shikoni sa i kërkon Interit për rinovimin e kontratës

Një dialog konstruktiv, por pa përshpejtim. Interi dhe rrethi i Lautaro Martinezit po menaxhojnë këtë fazë në shenjën e mirëkuptimit të përbashkët. Për klubin nëntori duhet të ishte muaji i bisedave të para: tempizëm perfekt, me “Demin” që është rikthyer të shënojë gola me peshë kundër Realit të Madridit dhe Atalantës. Distanca mes kërkesës dhe ofertës është bllokuar tashmë prej muajsh: nëse klubi zikaltër nuk dëshiron të shkojë përtej 5 milionë eurove në vit, argjentinasi nuk ka synim të zbresë poshtë kuotës së 7,5 milionëve. Tashmë Leo Mesi dhe Barcelona janë larg. Ndaj gjithçka është e ndalur në aspektin e një transferimi. Argjentinasi ka kuptuar mirë që duhet të investojë në këtë sezon për t’i dhënë maksimumin Antonio Kontes, pa shpërqendrime.

Dhe ky akt vetëdije ndihmon të gjithë të menaxhojnë më mirë çështjen. Ndër të tjera nuk duhet harruar asnjëherë që raporti aktual skadon në 2023-shin: pra, ka ende kohë. Është po aq e vërtetë, megjithatë, që ato 2,4 milionë pagë nuk janë të përshtatura me statusin aktual të lojtarit. Ja përse Xhuzepe Marota është i gatshëm t’i njohë një bonus të rëndësishëm sulmuesit. Ndër të tjera, në ditët e nxehta të merkatos, linja e klubit ka qenë gjithmonë e qartë: qëndron ende në këmbë klauzola prej 111 milionë eurosh. Sa është e vërtetë që ai çmim i fiksuar në 90 milionë ishte dukur një akt gatishmërie.

Por në fund, siç dihet, Bartomeu nuk i është afruar asnjëherë asaj shifre. Edhe për këtë arsye për momentin ajo klauzolë është një pengesë për këdo, për Marotën që do të dëshironte ta anulonte totalisht dhe për menaxherët e argjentinasit sepse e konsiderojnë ndoshta të lartë në kohë “COVID”-i. Kjo shpjegon edhe frenimin e kësaj negociate tashmë të zgjatur. Nga ambientet zikaltër nuk vijnë sinjale takimesh në periudhën afatshkurtër. Ndoshta sepse të gjithë e kuptojnë se sa lëvizje e mençur është të fitohet më shumë kohë. Të mos nënvlerësohet fakti që Lautaro dhe menaxherët e tij prej kohësh evitojnë përballjen e argumentit në publik. Një sjellje që ndihmon palët. Pengesat nuk mungojnë, por ekziston dëshira për t’i hequr.

MENAXHERI – Lajme që nuk befasojnë Beto Jaken, përfaqësuesin e “Demit”: “Çdo ditë pyesin se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij – kanë qenë fjalët për “Radio Sol” -. Ndonjëherë përpiqem të mos jap një opinion sepse më pas mesazhet shtrembërohen në rrjet. Megjithatë, përtej faktit që kemi pasur kontakte me Realin e Madridit dhe Barcelonën, është normale që futbollisti të jetë nën sytë e skuadrave më të mira. Porsa ka mbushur 23 vjeç, është përshtatur me futbollin europian, është një futbollist i kombëtares me një kontratë trevjeçare me Interin”. Menaxheri i argjentinasit, në fund, është shprehur kështu lidhur me karakterin e klientit të tij: “Në moshë të re kishte një personalitet shumë të fortë, prej kohësh kërkon të arrijë gjithë objektivet që fikson. Është një djalosh i përgatitur dhe e di atë që dëshiron. I pëlqen ajo që bën”.

Related posts

MES RIKTHIMIT DHE FIRMËS/ Ibra mbulohet nga dyshimet për të ardhmen kuqezi

Delo.autor

MUNGON BUFFON/ Njihuni me tre “gardianët” në duelin për çmimin e portierit më të mirë

Isa.Autor

SKEDINA/ Goli kundër Shqipërisë në minutën e fundit i jep 505 mijë paund një britanikuk

F.autor

Leave a Comment