Futboll Premier League Sport

EGJIPTIANI KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Klopp qesh me “agjerimin” e SALAH

Starti i ngadaltë i sezonit nga Mohamed Salah nuk përbën as shqetësimin më të vogël për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp. Sulmuesi egjiptian që ishte protagonist i një eksperience zhgënjyese në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi, pasi u aktivizua mes dilemash për shkak të atij dëmtimi të rëndë të pësuar në shpatull si pasojë e përplasjes me Sergio Ramos në finalen e Champions League, këtë sezon të ri me Liverpool ka shënuar vetëm dy gola. Qetësia e trajnerit Klopp pavarësisht “agjërimit” të Salah, mbështetet nga 44 golat e realizuar prej 26-vjeçarit gjatë edicionit të kaluar, në të gjitha kompeticionet, por që gjithashtu erdhën pas një fillimi të ngadaltë. “Uouu kjo na është krizë”, deklaroi Klopp plot sarkazëm Klopp gjatë konferencës për mediat të dhënë në vigjilje të përballjes me Southampton, e vlefshme për Premier League.

“Askush nuk e kujton fillimin e ngadaltë të sezonit të kaluar nga ana e tij. Nuk është aspak problem. Padyshim që rekordi i egjiptianin në sezonin e kaluar ka rritur pritshmëritë e të gjithëve ndaj tij. Kjo është e qartë. Ne nuk presim të njëjtën gjë, por duam që ai të shënoi sa më shpesh që të jetë e mundur. Është plotësisht normale, gjithkush pret këtë gjë prej tij”, deklaroi Klopp, me Liverpool që ka nisur në mënyrë më spektakolare këtë sezon, me pikë të plota në 5 ndeshje, pavarësisht mungesës së golave të shumtë nga ana Salah.

Related posts

Tifozët francezë i dalin në krah Balotelit për racizmin: Lëkurë e zezë, gjak i kuq, këtu je… (FOTO)

Sadik.Autor

“ÇFARË GOLI…”/ U bë hero duke shënuar në minutën e 95-të, Neuer mahnitet nga goli i Alisson (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht në “Old Traford” Newcastle

Delo.autor

Leave a Comment