Futboll Kombëtarja Sport

SHBA-ja bën bashkë dy miqtë/ Ish-futbollisti i TIRANËS “mund” Jahmir HYKËN (FOTO)

Jahmir Hyka nuk kaloi një fundjavë të gëzuar në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) teksa skuadra e tij San Jose Earthquake është mposhtur nga Neë York Red Bull me rezultatin 3-1. Mesfushori i Kombëtares sonë nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë, por e ka ndjekur nga shkallët e stadiumit “Avaya” bashkë me mikun e tij, ish-futbollistin e Tiranës Blerti Hajdari.

28-vjeçari e ka ndarë këtë moment me fansat në “Instagram” duke falenderuar mesfushorin Hyka për realizimin e udhëtimi të tij në SHBA. Futbollisti i San Jose-së ka bërë komentin epik duke thënë se New York Red Bulls ishin me fat që fituan, pasi ai vetë mungonte në fushë.

Hyka është aktivizuar me Tiranën në sezonin 2007-2008 dhe në 2011. Blerti Hajdari ka luajtur në rolin e sulmuesit me fanelën bardheblu nga 2007-2011 duke I dhënë fund karrierës në moshën 21-vjeçare.

Related posts

Roma- Liverpool/ Shikoni golin e parë të anglezve (VIDEO)

Sadik.Autor

​Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, prezanton ish-mesfushorin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment