Futboll La Liga Sport

VAR-i një dështim në La Liga, Barcelona e pëson keq nga kartonët e verdhë

Pas 79 ndeshjeve La Liga, sistemi VAR nuk ka qenë efektiv. Kjo risi teknologjike ka shtuar numrin e kartonëve të verdhë dhe të kuq, ku shumica kanë ardhur pas protestave të futbollistëve. Barcelona është skuadra që ka parë më të verdhë për protesta (Umtiti, Pike, Rakitiç, Buskets, Mesi dhe Suarez). Ata ndiqen nga Alavesh (5) dhe Real Madrid (4).

Sa i takon lojtarëve, Aspas, Xhonatan dhe Kampanja kanë marrë më shumë kartona për protesta (2). Gjithsej, ka 39 futbollistë që kanë marrë një të verdhë për protesta pas VAR-it.

Në kampionatet e tjera ku përdoret sistemi VAR, kartonët për protesta janë shumë më të ulët se në Spanjë, pasi lojtarët nuk kundërshtojnë asnjëherë Video Asistentin.

Nuk dihet ende se pse në La Liga lojtarët nuk janë dakord me sistemin VAR dhe protestojnë vendimet e gjyqtarit. Në 5 kampionatet kryesore në Evropë, është pikërisht një skuadër spanjolle që ka më shumë kartonë se të gjitha ekipet tjera.

Atletiko Bilbao është ekipi që ka parë më shumë kartonë, 27 të verdhë dhe 1 të kuq.

Në Serie A është skuadra e SPAL-it, me 24 të verdhë. Premier Liga përfaqësohet nga Uest Hami, që ka 22 kartonë të verdhë, aq sa ka dhe Kaen në Ligue 1.

Shalke 04 është skuadra më e ndëshkuar në Gjermani, pasi ka marrë plot 19 kartonë të verdhë në Bundesligë.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Natë shqiptarësh në Europë, shënon edhe Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

GOL IDENTIK ME UZUNIN/ Mesfushorit shqiptar i mjaftojnë 7 minuta në fushë për të shënuar nga faulli (VIDEO)

Delo.autor

FK Vllaznia e fundit nga të mëdhatë, që kanë rënë nga elita

Sadik.Autor

Leave a Comment