Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“FUTBOLLI NUK ËSHTË PËR HALLEXHINJTË/ “TKZ” reagon ndaj deklaratës së zyrtarit të FSHF-së

Deklarata e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”, ka bërë bujë në opinionin sportiv shqiptar.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i drejtojnë një letër publike FSHF-së.

Grupimi ultras i Kombëtares, fton Federatën që të distancohet nga kjo deklaratë, dhe të rishikojë politikën e çmimeve, që të jetë sa më e arsyeshme për xhepat e qytetarëve.

Letër publike Federatës Shqiptare të Futbollit!

“Arben Dervishi deklaron se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”. Ky copë mishi i veshur me petkun e njeriut, që kurrë në jetën e tij s’ka paguar biletë, por i ka marrë falas, fatkeqësisht është zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, institucion që propagandon e fton “hallexhinjtë” në stadium dhe që këtyre hallexhinjve ua shet biletat me çmimin e një finaleje të ligës së Kampionëve.

Këta hallexhinjtë e japin edhe lekun e fundit që ta shohin Kombëtaren, lek të cilin e fitojnë me stërmundime dhe shumë djersë, e jo duke u servilosur e duke u lëpirë pas personave me pushtet apo grupeve të interesit.

Ftojmë Federatën që të distancohet nga këto deklarata të turpshme, fyese dhe përqeshëse, si dhe të rishikoj politikën e çmimeve sa më të arsyeshme për xhepin e qytetarit të rëndomte shqiptar ( e jo të Dervishëve)”.

Image

Related posts

MANCHESTER CITY-SOUTHAMPTON/ Ndërhyrje e gabuar nga Laporte, Ward- Prowse rihap sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE PËR “EURO 2020″/ Ylli Sterling: Ju tregoj dy lojtarët më të mirë të Anglisë

Delo.autor

Halep: Gjithçka duket irreale, kisha vite që e ëndërroja këtë moment

Sadik.Autor

Leave a Comment