Futboll Premier League Sport

VDEKJA TRAGJIKE/ TIFOZËT NË LOT: “Faleminderit që na bëre ëndrrat realitet”

Tifozët e Leicester City kanë lënë qindra mesazhe ngushëllimi për pronarin e skuadrës së tyre, Vichai Srivaddhanaprabha, jashtë stadiumit King Power pasi ai dhe katër të tjerë u humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter të shtunën në mbrëmje.

Mijëra përkrahës mbërritën në stadiumin e klubit gjatë gjithë ditës së diel dhe të hënë për të respektuar presidentin e tyre – duke vendosur lule, bluza dhe shalle të Leicester City.

Srivaddhanaprabha ishte një figurë jashtëzakonisht popullore në klub dhe tek tifozët pasi arriti që të krijonte një ekip që në vitin 2015-2016 të shpalleshin për herë të parë kampion të “Premier League” nën drejtimin e trajnerit italian Claudio Ranieri.

‘Faleminderit që na bëre realitet ëndrrat tona. Pronari më i mirë në planet! ‘ “Ju keni bërë një realitet ëndërr që nuk do ta harrojmë kurrë! Dhe ne nuk do të të harrojmë kurrë! ‘

‘Faleminderit për gjithçka Vichai. Jo vetëm atë që keni bërë për klubin, por për qytetin në tërësi “, ishin disa nga shumë mesazhet ngushëlluese që tifozët e Leicester City bën për presidentin e tyre.

Related posts

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer nuk mund të kthehet në shtëpi për shkak të…

Delo.autor

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Torres kërcënon rivalët: Jemi të uritur për të bërë gjëra të mëdha

Delo.autor

Debutim ëndrrash, sulmuesi shqiptar shënon dopietë për 4 minuta

Q.Autor

Leave a Comment