Futboll Seria A Sport

E ÇUDITSHME/ Napoli i ri i trajnerit Carlo Ancelottit “lind” në një jaht

Napoli i së ardhmes, ai që do të duelojë për titullin kampion në Serinë A ka hedhur bazat në një jaht, në plazhet e bukura të Kaprit, në Itali. Trajneri Carlo Ancelotti ka patur dje një mbrëmje të gjatë në jahtin e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, ku mësohet se kanë diskutuar për merkaton dhe të ardhmen e skuadrës. Fillimisht bisedimet kanë nisur në jahtin e presidentit dhe më pas kanë përfunduar në një nga hotelet luksoze të Kaprit.

Takimi është bërë jashtë vëmendjes së mediave dhe fansave edhe pse shpejt u mësua se trajneri i ardhshëm i Napolit ndodhet në plazh me presidentin De Laurentiis. Ende nuk dihet se për çfarë emrash konkretë është folur në bisedimet që dy personazhet kryesore të ekipit napoletan kanë zhvilluar mes tyre, por një gjë është e sigurtë se ata janë argëtuar edhe duke u shytur në ujërat e Kaprit. Në mbrëmje kanë ndjekur së bashku ndeshjen Kroaci-Rusi.

Mësohet se De Laurentis ka konfirmuar praninë e tij në të gjithë fazën përgatitore që skuadra e Napolit do të zhvillojë në Trentino këtë vit, për t’i qëndruar pranë skuadrës dhe për të ndjekur personalisht çdo lëvizje në merkato. Grumbullimi do të nisë javën e ardhshme.

Related posts

SARRI E LA NË “SHTËPI”/ Reagon Ronaldo: Jam i përqëndruar për…

F.autor

E PABESUESHME/ Tifozët madrilenë “SHPËRTHEJNË” keq: “Reali skuadër plehrash”, jemi pa të ardhme

Isa.Autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Rei Manaj: Jam me fat, mësova nga lojtari më i mirë i historisë së futbollit

Delo.autor

Leave a Comment