Futboll La Liga Sport

Vissel Kobe pezullon lojtarin, “rrodhi” për mediat historinë rreth “magjistarit spanjoll”

Vissel Kobe, ekipi japonez, ku luan Andres Iniesta, njoftoi vendimin për të pezulluar me një muaj një futbollist, sepse ai ka “rrjedhur” lajmin se mesfushori spanjoll nuk do të marrë pjesë në një ndeshje. I pezulluari është mbrojtësi Shunki Takahashi, i cili dërgoi një mesazh me tekst për një mik, ku i thoshte se Iniesta nuk do të grumbullohet për ndeshjen (e 23 shtatorit në Saitama) mes Urawa Reds dhe Vissel Kobe.

Miku i Takahashi e ka përhapur këtë lajm përmes Twitterit, i cili u publikua edhe nga mediat lokale. Nga drejtuesit, kjo është konsideruar “shkelje e rregullave të procedurave të klubit”, sepse kemi të bëjmë me informata konfidenciale. Të paktën kështu shpjegoi në një deklaratë për mediat Kobe Vissel. Takahashi, pezullimi i të cilit nisi më 24 shtator, iu kërkoi falje tifozëve për incidentin, siç bën edhe klubi në deklaratën e publikuar sot.

Ish-lojtari i “La Roja” u bashkua me skuadrën në fjalë, në qytetin port të Japonisë perëndimore, korrikun e kaluar. Që atëherë, Iniesta ka marrë pjesë në nëntë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Shkuarja e “8” legjendare të ​​Barcelonës atje nuk ka qenë e mjaftueshme për ta përmirësuar ndjeshëm trajektoren e Vissel Kobe, e cila mban vendin e 11-të në “J-League”, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit. Skuadra e Iniesta ka marrë vetëm një fitore në gjashtë javët e fundit.

Related posts

SHAQIRIT NUK I NDAHEN SERBET/ Gjilanasin e shajnë në shqip nga nëna (VIDEO)

Isa.Autor

MUND TË PËRFITONTE NGA LARGIMI I “PLESHTIT”/ Griezmann: Është një situatë mes…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sevilla eliminon “Djajtë e Kuq” me përmbysje dhe shkojnë në finale

Delo.autor

Leave a Comment