Futboll Premier League Sport

Probleme me drejtimin e skuadrës, gjigantët francezë kërkojnë rikthimin e Wenger

Arsene Wenger mund të rikthehet sërish në botën e futbollit, kësaj herë të gjigantët e Ligue 1 Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze mendon të zgjedhë ish-trajnerin e Arsenal si drejtorin e tyre të ri sportiv. Trajneri i PSG, gjermani Thomas Tuchel nuk ka një raport të mirë me drejtorin aktual sportiv të skuadrës Antero Henrique. Kohët e fundit midis të dyve ka pasur vetëm diskutime dhe mosdakortësi. Me Wenger PSG kërkon që të mbushë boshllëkun që është krijuar midis Trajnerit dhe bordit drejtues.

Francezi po shijon momentet jashtë futbollit pas largimit nga Arsenal, të cilin e drejtoi për plot 22 vite. Kjo ofertë nga Franca do ta joshte ish-teknikun për një rikthim të mundshëm.

Related posts

INTER-SASSUOLO/ “Zikaltërit” të papërmbajtshëm, ekipi i Contes përmbys rezultatin në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Federata ofertë para ndeshjes: Blini një biletë dhe merr një tjetër falas

Isa.Autor

TRADHTIA QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Icardi dhe China Suarez nuk kanë bërë seks

Delo.autor

Leave a Comment