Futboll Shqipëri Sport

VLLAZNIA nuk ia del në Champions, Astana kockë e fortë për shkodranët

E thanë që në krye të herës se ishin të pafat në shortin e UEFA Youth League dhe ashtu rezultoi. Vllaznia U-19 humbi ndeshjen e parë të këtij kompeticioni kundër Astanas me rezultatin 3-1. Transferta e Kazakistanit ishte më e fortë se e kishin parashikuar, pasi kundërshtari dominoi krejtësisht ndeshjen. Skuadra vendase ishte më e organizuar dhe fizikisht më e freskët, kjo dhe për shkak të udhëtimit lodhës dhe distancës së largët nga Kazakistani në Shqipëri.

Vllaznia e humbi ndeshjen që nga tuneli, pasi u ndëshkua që në minutën e 2-të të ndeshjes. Ermir Lekaj shkaktoi penallti duke i dhënë mundësi Prokopenkos për të dërguar topin në rrjetë për 1-0. Goli penalizoi shumë ekipin kuqeblu që u përgjum dhe nuk gjeti forca të reagonte. Vendasit dyfishuan sërish rezultatin me anë të të njëjtit autor vetëm pas 8 minutash. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Astanës me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë u mendua se do të ndryshonte diçka, por supermacia e kazakëve ishte e qartë. Ata arritën të trefishonin rezultatin në minutën e 53′ me anë të Zhakipbayev. Mbrojtësi detyroi portierin Qarri të nxirrte për herë të tretë topin nga rrjeta. Vllaznia nisi të reagonte dhe gjeti golin e nderit me anë të Qardakut në minutën e 90′. Një gol që vlen shumë në sfida të tilla, pasi një fitore 2-0, thuajse e pamundur, mund të kualifikonte ekipin shqiptar. Të shpresojmë, futbolli dhuron të papritura të bukura!

Related posts

E BUJSHME/ Al-Hilal planifikon të thyej çdo rekord, arabët gati 1.2 miliardë euro për Leo Messi-n

F.autor

RRËFEN AVENTURËN E TIJ TEK PARTIZANI/ Franco Lerda: Ishte një mundësi për t’u rritur profesionalisht

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Tensione në sfidën Egjipt-Marok, ish-lojtarit të Interit i ulin… mbathjet (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment