Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Simeone “tradhton” MESSIN: Ky është lojtari më i mirë në botë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e përshkroi Antoine Griezmann si “lojtari më i mirë në botë”, pas rolit të tij në fitoren e së mërkurën, 3-1 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve. Futbollisti francez ishte mbresëlënës, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar Koke në golin e tretë, pasi skuadra e Diego Simeone fitoi ndeshjen e dytë radhazi të fazës së grupeve.

Ai ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje drejt rivalëve të La Liga-s gjatë verës, por e premtoi të ardhmen e tij te “Rojiblancos”, pak para se të fillonte Kampionati Botëror. Dhe e ka filluar sezonin e ri plot shkëlqim.

Trajneri Simeone ishte i pakursyer në lavdërimet e tij për 27-vjeçarin: “E thashë sezonin e kaluar dhe do ta them përsëri: për mua, Griezmann është lojtari më i mirë në botë”. Ai fitoi Ligën e Europës, Kupën e Botës, Superkupën e Europës dhe përfundoi i dyti në La Liga, kampionat ku luajnë edhe dy gjigantë, si Barcelona me Real Madrid.

“Ai është në vendin ku dëshiron, zgjodhi të qëndrojë tek Atletico Madrid dhe këto janë “pasojat”. Antoine është duke shijuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij”, – shtoi trajneri argjentinas, i cili me këtë vlerësim ka “tradhtuar” patriotin e tij, Leo Messi, që konsiderohet gjerësisht si më i miri.

Related posts

LUKAKU VENDOS TREGUN ITALIAN NË “ZJARR”/ Ja dy skuadrat e Seria A që përpilojnë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

MILANI “COPTON” JUVENTUSIN/ Kuqezinjtë shumë pranë mesfushorit bardhezi

Isa.Autor

Konkurrencë kolumbiane për Hysajn, arrihet marrëveshja me Santiago Arias

Isa.Autor

Leave a Comment