Futboll Shqipëri Sport

“Vrau” ish- ekipin e tij/ Muzaka: Jam profesionist, i kam shënuar çdo ekipi në kampionat

Ishte ai që “zhbllokoi” ndeshjen, Gjergji Muzaka ka folur përpara kamerave të “Supersport” duke treguar qetësinë e tij për këtë fitore të Skënderbeut.

Ai ka thënë: “Normalisht ishte ndjesi shumë e mirë, pasi sa u futa shënova. Kemi eksperiencën për ndeshjet e mëdha, kjo bëri diferëncën. Besoj që Skënderbeu i ka bërë të gjitha të mëdhaja, çudi është mos të na shohësh në vend të parë, jo në vend të tjera.

Në futboll kështu funskionon, lojtari është profesionist dhe jep maksimumin aty ku luan, unë kam shënuar për çdo ekip në kampionatin shqiptar, mua nuk më bën përshtypje. Edhe kritikave mundohemi t’iu marrim anën pozitive. Normalisht Partizani ka treguar që është ekip i denjë për t’u shpallur kampion, ashtu dhe Kukësi”

Related posts

E RRALLË/ Fitoi Kupën e Botës, por ende nuk kishte debutuar për Francën

Isa.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË PREMIER/ Shikoni momentin kur Manchester City kërkon penallti gjatë aksionit që shënoi Fabinho (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho: Jam penduar për konfliktin me trajnerin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment