Futboll La Liga Sport

ZIDANE “SPOSTON” MESSIN/ Ja 11-shja më e shtrenjtë në historinë e “El Clasico”

La Masía dhe La Fábrica janë dy prej akademive më prodhuese në botë, gjithsesi, shpesh herë Barcelona dhe Real Madrid nevojitet të dalin në merkato për të plotësuar kërkesat dhe nevojat me futbollistë të huaj. Blerjet e tyre nuk janë kurrë të lira dhe “AS” ka evidentuar 11-shen më të kushtueshme në historinë e blerjeve të realizuara nga Real Madrid dhe Barcelona, pikërisht në vigjilje të “El Clasico” që do të luhet pasditen e të dielës në Camp Nou. Courtois; Alves, Pepe, Lenglet, Coentrao; James, Zidane, Coutinho; Dembélé, Cristiano Ronaldo, Bale është formacioni që bën historinë.

Sikurse është logjike, sulmuesit janë deri tani më të kushtueshëm se mbrojtësit, me Courtois, Alves, Lenglet, Pepe dhe Coentrao formojnë repartin difensiv dhe asnjëri prej tyre nuk tejkalon shumën e 35 milionë euro. Krejt ndryshe janë vlerat që vijnë nga mesfusha me Coutinho (130 milionë), James (80 milionë) dhe Zidane (72 milionë) . Mes gjithë mesfushës offensive, ai që tërheq vëmendjen është Zidane, që ndonëse është një blerje e realizuar 15 vite më parë, vazhdon të jetë pjesë e formacionit më të shtrenjtë të “El Clasico”.

Reparti ofensiv është padyshim më i kushtueshmi, duke tejkaluar 300 milionë. Dembélé me 115 milionë; Cristiano Ronaldo me 96 milionë; dhe Bale me 101 milionë formojnë tridhëmbëshin sulmues. Disa si Courtois, Coutinho, Dembélé ose Lenglet duhet ende të bëjnë historinë e tyre në El Clasico, ndërkohë që CR7 ose Bale kanë lënë tashmë gjurmë në histori. Vetëm pesë prej tyre mund të luajnë në El Clasicon e të dielës.

Related posts

TEUTA-PARTIZANI/ Ndizet sfida, durrsakët pretendojnë për 11-metërsh. Telushi “flirton” me golin (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMET PO E PENALIZOJNË/ Një tjetër klub hyn në garë për të transferuarin e verës te Juventusi

F.autor

MILANI NË “EMERGJENCË”/ Givanni Branchini: Ajo që po bën Gattuso nuk ka kuptim (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment