Futboll Sport

Një tjetër gjyq te Flamurtari, këtë herë padit donatori i klubit vlonjat

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe kjo ka bërë që skuadra të largohet ndjeshëm nga zona e përfaqësimin në Europë dhe më shumë mundësi do të mbyllë një tjetër sezon të dështuar. Me dorëheqjen e trajnerit Duro drejtimin e ka marrë Ardi Behari. Por, përveç rezultateve të dobëta skuadra duhet të përballet edhe me gjyqet e shumta që ish-futbollistë kanë hapur ndaj klubit dhe kanë arritur të fitojnë mijëra euro, që janë borxhe të mbartura. Një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar administratorin Sinan Idrizi, i cili vazhdon të paguajë dhe të kërkojë privatizimin e aksioneve që janë pronë e bashkisë dhe ende nuk kanë dalë në shitje. Një gjë e tillë ka shqetësuar jo pak Idrizin, që herë pas here ka ngritur zërin për të thënë se investimi i tij nuk po njihet.

Por, këtë herë është vetë drejtuesit aktual i Flamurtarit që ka hedhur në gjyq Bashkinë e Vlorës, për 400 mijë euro që ajo i detyrohet klubit në vitet e fundit. Sipas Idrizit janë pagesat që ai ka bërë për borxhet e prapambetura dhe gjyqet e fituara nga palët e treta të firmosura nga bashkia. Idrizi ka denoncuar shpesh herë dy kontratat që janë lidhur në të kaluarën te skuadra e Flamurtarit, madje ka një gjyq për evazion fiskal edhe me ish-trajnerin Ernest Gjoka, që ka fituar në FSHF të drejtën për t’u paguar për rrogat e prapambetura, pasi i është prishur kontrata pa të drejtë.

Related posts

FITORJA NDAJ GETAFES/ Zidane: Real Madrid ka për detyrë vetëm të luajë futboll dhe…

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Llorente mohon zërat për një LARGIM të mundshëm nga Tottenhami

Isa.Autor

TENTATIVA E FUNDIT PËR TË ARDHMEN E DURMISHAJT/ “FSHF” dërgon me urgjencë në Athinë trajnerin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment