Futboll Seria A Sport

ZIKALTRIT NË FESTË/ Gati revolucioni në MBROJTJEN E INTERIT, ja emrat e piketuar

Mbrojtja e Interit mund t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në sezonin e ardhshëm. Nga të katër emrat, që sot janë pjesë e skuadrës zikaltër për këtë repart, vetëm i ardhuri i fundit, De Vrij, është i sigurtë për konfirmimin.

Për Skriniar, me të cilin kanë ngecur bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi Interit do t’i duhet të përballet me një marrëveshje super (nga 60 deri në 80 milionë euro), kanë shfaqur interesim klubet e mëdhaja të huaja, si Barcelona dhe Manchester United.

Pastaj janë “ekspertët” Miranda dhe Ranocchia, që të dyve u mbaron kontrata në qershor 2019. E ardhmja e brazilianit dhe ish-lojtarit të Genoa-s mbetet ende e gjitha për t’u deshifruar. Kjo është arsyeja pse drejtori sportiv, Ausilio, po shikon rreth e rrotull për më shumë alternativa, që mund t’i afrojë pa asnjë kosto.

Klubi zikaltër shpreson të nënshkruajë me Vincent Kompany verën e ardhshme, raporton “Interlive.it”. Mbrojtësit belg do t’i ofrohet kontratë, e cila mund të jetë e fundit në nivelet e larta për 32-vjeçarin, me mendimin se ditët e tij te Manchester City do të përfundojnë në verë. Interi ka interes edhe për dyshen e Tottenham, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen, por ata do të ishin shumë më të vështirë për t’u arritur.

Related posts

Prapaskena, Luftëtari refuzoi dy oferta serioze për Bregun

Sadik.Autor

Manchester United arrin marveshjen me qendërmbrojtësin e Tottenhamit

Sadik.Autor

PAS LARGIMEVE TË DONNARUMMA DHE CALHANOGLU/ Klubi i Milan: Nuk i akuzojmë por duhet ta dini se…

Delo.autor

Leave a Comment