Futboll La Liga Sport

MJESHTRI I TALENTEVE/ Ja KODI SEKRET i njeriut që zbuloi RONALDON, Neymar, Robben dhe…

Emri i Piet de Visser me sigurt që nuk thotë asgjë për pjesën dërrmuese të tifozëve të futbollit. Por ndikimi i tij në këtë sport është i fortë dhe i pamohueshëm, prej të paktën 30 vitesh.

Në vitet ’70 dhe ’80 ai ka qenë trajner, kryesisht i skuadrave holandeze, por më tepër vlerësohet për aftësitë që ka në një tjetër fushë. Holandezi cilësohet gjerësisht si zbuluesi më i madh i talenteve i të gjitha kohërave.

“Unë arrij të shoh gjërat që një lojtar di të bëjë mirë dhe ato që bën keq”, thotë gjithmonë me krenari De Visser.

Ai mban gjithmonë me vete një bllok shënimesh por shkrimi i tij duket si i një alieni. 84-vjeçari ka zhvilluar përgjatë karrierës “kodin” personal, që do të thotë se kushdo merr në dorë bllokun e tij nuk do të kuptojë asnjë gjë nga ato që janë shkruar. Por pavarësisht kësaj, kodi funksionon.

De Visser i rendit lojtarët për nga aftësia, vizioni, fiziku, mentaliteti dhe karakteri. Që prej fillimit ai ka qëlluar në shenjë, pasi lojtari i parë që ka pikasur ka qenë as më shumë e as më pak, por Ronaldo.

De Visser zbuloi Fenomenin gjatë një udhëtimi në Brazil dhe ishte vendimtar në transferimin e tij për tek PSV Eindhoven. “E pashë në St Brieux, në një turne të vogël”, kujton De Visser. “Dhe prej lëvizjeve të tij në fushë, u frymëzova për një jetë të re. Vendosa se doja të bëhesha një zbulues talentesh dhe të gjeja lojtarë të tjerë si Ronaldo. Ai ishte fenomenal. Dinte si të zotëronte topin në lëvizje, si të driblonte dhe si të pasonte, të gjitha këto me një shpejtësi fantastike”.

Bazuar në rekomandimet e De Visser, PSV afroi më vonë në skuadër edhe emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit botëror, si Alex, Jefferson Farfan dhe Ruud van Nistelrooy. Personazhet e fundit “VIP” që ai ka sjellë në qendër të vëmendjes së botës ishin David Luiz dhe Neymar. Sulmuesi brazilian u zbulua nga De Visser kur ishte vetëm 15 vjeç dhe menjëherë u projektua për majën e futbollit botëror.

De Visser është gjithashtu “përgjegjës” për periudhën më të suksesshme të Chelseat. Ai nisi të punonte për Roman Abramovich menjëherë pasi miliarderi rus bleu klubin londinez dhe e këshilloi në disa blerje, si ato të Arjen Robben, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne. “Një nga zbulimet e mia më të mira ka qenë De Bruyne”, thotë ai. “Që kur e pashë të prekte topin për herë të parë u dashurova me të. Pasimi, vizioni për lojën, përdorte pa problem të dy këmbët. Unë nuk vendos kurrë notën 10, por ai është pothuajse aty”.

Edhe pse Jose Mourinho nuk ndante të njëjtin vlerësim si De Visser për De Bruyne, portugezi gëzon shumë respekt për veteranin. “Unë nuk mund ta bëj dot punën e tij, në mënyrën se si e bën ai”, ka thënë Mourinho për të. “Dëshira e tij për të njohur gjithçka rreth lojtarëve në katër cepat e botës është e paçmueshme”. “Lojtarët e mirë zbulohen vetë”, thotë gjithë De Visser, “por unë përpiqem që t’i sjell në klubin e duhur”.

Tashmë 84 vjeç, De Visser nuk e mendon ende tërheqjen. “E dashuroj futbollin dhe do t’ia them gjthë botës që e dashuroj”.

Related posts

Zbulohet kontrata e re për Buffon te Paris SG

Sadik.Autor

KOSOVË/ Shkëmbi fiton “derbin” me Klodian Duron, Ballkani merr kryesimin e kampionatit

Delo.autor

Trajneri i Spanjës: Morata duhet ta meritojë vendin në Kombëtare

Sadik.Autor

Leave a Comment