Futboll Sport

SUPERKUPA KALON NË VIJAT E PARA/ Zhiru kundër Lautaros, 2 “vrasës” për 1 finale

Mbase duke u rrot ulluar nuk e ka kafshimin e helmuar të një ish-i si Ibra, por ai ishte aq afër Interit disa sezone më parë sa ndihet si një “ish” i vogël. “Zoti më donte te Milani”, ka thënë në më shumë se një rast Olivie Zhiru që sot do të tentojë stërkëmbëshin e radhës ndaj zikaltërve.

Kori “nëse rrotullohet Zhiru”, është i dyti pas “Pioli is on fire”, edhe sepse francezi u rrotullua edhe në derbin e fundit të kampionatit(3-2) dhe e bëri De Vrajin të shtangej edhe një herë. Përpjekja për të mos e lënë të vrapojë këtë herë do të bëhet nga Açerbi, një tjetër “ish” i vërtetë. Për Zhirunë, 7 paraqitje në Kupën e Botës e kanë bërë që të rikthehet pa bateri, të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht. Të rikuperosh energjinë në moshën 36- vjeçare nuk është si ta bësh në moshën 20-vjeçare. Milani i fundit e pagoi shtrenjtë edhe ndaj Leçes. Vetë francezi do të kishte nevojë për më shumë pushim, por qëndrimi i gjatë në infermieri i Ibrës, pasiguria e Origit dhe mungesa e De Ketelares e detyruan Piolin të përgatisë ndeshjen me kundërfigurën e Zlatanit dhe Benzemasë. Zhiru nuk ka zhgënjyer deri tani dhe një ndeshje si e sotmja mund të shërbejë për ta karikuar në mënyrë të që vendosë ndeshjet vendimtare siç ka bërë zakonisht në karrierën e tij.

GODITJA E DEMIT – Derbi është një ndeshje emocionesh e Lautaro Martinez është gati të drithërojë popullin e tij. Ai e dëshmoi që në derbin e parë, duke shënuar një gol në 3-2 e 17 marsit 2019. Edhe 3-0 më 21 shkurt 2021, viti për kampionatin e Kontes, u firmos nga “Demi” zikaltër. Brenda kornizave speciale, Lautaro lartësohet. Ndërsa temperatura rritet, gjaku i tij ftohet. Jo rastësisht, goli i vetëm në Champions këtë vit u shënua në katedralen Camp Nou, një mrekulli, si ajo që ngriu Liverpulin në edicionin e kaluar. Tri rastet e gabuara në finalen e Dohës nuk e çmontojnë teorinë. Goli i dytë i Mesit lindi nga një goditje e Toros dhe mbi të gjitha, hyrja e interistit në kohën shtesë i dha një shtysë vendimtare Argjentinës, e cila po shuhej në këmbët e Mbapesë. Sot në 20:00 Lautaro do të ketë përpara Kalulunë, një tjetër francez. Ai me siguri do të sulmojë Tatarushanunë, i cili i priti një penallti në derbi. Një situatë e bezdisshme e mbjellë në kujtesë, e cila do ta shtyjë Demin të hungërijë edhe më fort zemëratën në kërkim të një goli në Superkupë.

Related posts

“Hiqni fanellat, kërkoni falje Shkodrës, dhe mos dilni më në qytet”, shpërthen ish-mbrojtësi

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Iu mohua “Topi i Artë”: CR7 do të marrë TROFEUN para Juve-Inter

Isa.Autor

PEZULLIMI/ Protestoi ndaj arbitrit, Gjykatësi Sportiv dënon Spaletin me…

Delo.autor

Leave a Comment