Futboll Seria A Sport

​Postimi emocionues i Higuainit në Instagram/ Lojtarët e Juven ia kthejn me komente dhe pëlqime (FOTO)

Postimi i qendërsulmuesit të Milanit, Gonzalo Higuain, në llogarinë e tij në Instagram ka marrë shumë pëlqime dhe komente në shenjë përkrahjeje nga ish-bashkëlojtarët e tij të Juventusit, si Miralen Pjanic, Mehdi Benatia e Alex Sandro.
Higuain e postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, në mbishkrimin e së cilës kërkoi falje për sjelljen e tij pasi u ndëshkua me karton të kuq. Ky postim mori pëlqime dhe komente nga shumë lojtarë të Juventusit

Në derbin e mbrëmshëm mes Milanit dhe Juventusit, të cilin e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultat 0-2, Higuaini e humbi një penallti si dhe u ndëshkua me karton të kuq afër fundit të ndeshjes.

Pasi u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj lojtarit të Juventusit, Higuaini iu ankua gjyqtarit, i cili e ndëshkoi me një karton tjetër të verdhë. Pasi e mori kartonin e kuq, Higuain u zemërua dhe filloi të bërtasë dhe qajë, përkundër përpjekjeve të lojtarëve të Milanit dhe Juventusit për ta qetësuar.

Argjentinasi u transferua në Milan nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës në formë huazimi. Milani e ka opsionin e mundësisë së blerjes së sulmuesit gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme për 36 milionë euro

 

Related posts

“MË FAL POR NUK TË DËGJOJ”/ Reagimi ish-sulmuesit të Milanit pas ndeshjes me Spezian. Faji i tifozëve

Delo.autor

ANALIZON DY KLUBET E MILANOS/ Conte: Milan tregoi se meriton të jetë në Champions. Ja çfarë i duhet Inter-it

Delo.autor

MBYLL SFIDËN ME 8 LOJTARË/ Shkëndija eliminohet me turp nga Europa League

Delo.autor

Leave a Comment