Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Teuta: Pranë golit të dytë verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida përmbyllëse e javës së 13-të të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Teutës.Verilindorët kërkojnë të rikthen te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Flamurtarit dhe barazimit ndaj Tiranës. Nga ana tjetër, Teuta e Bledi Shkëmbit kërkon të vijojë serinë e rezultateve pozitive, teksa në 5 javët e fundit ka siguruar 4 fitore.

21 pikë kanë siguruar durrsakët në 12 takime, ndërkohë që një më pak numëron skuadra e Cungut. 28 takime midis kupës dhe kampionatit mes të dyja skuadrave që kryeson Kukësi me 17 fitore, ndaj 5 fitoreve të Teutës dhe 6 takime kanë përfunduar në barazim. Teuta ka realizuar 27 gola ndaj 51 golave të Kukësit.

bandicam 2018-11-12 15-09-23-432

LIVE| KUKËSI-TEUTA 1-1

Rexhinaldo 49′ / Kamara 30′

KOMENTI LIVE: 

63′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli në lojë Gashi.

62′ Pranë golit të dytë Kukësi me Rexhinaldon, i cili gabon në afërsi të pikës së penalltisë duke gjuajtur jashtë kuadratit.

54′ Donjet Shkodra provon me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.

52′ Vecaj provon me një gjuajtje, por topi devijohet nga shoku i tij i skuadrës dhe përfundon jashtë kuadratit.

49” GOOOOL KUKËSI 1-1. Rexhinaldo godet bukur me kokë pas harkimit të Shkodrës duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Kukësi e nis në sulm. Ethemi harkon një top të rrezikshëm nga e djathta, kontrollon në vështirësi Hidi që i merr kohën Rexhinaldos.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga trajnerët.

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi së bashku me ndihmësin e tij Bulkun “ngushëllojnë” presidentin Gjici në pushin të ndeshjes.

Panuci-Bulku

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Teuta 0-1. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Shkodra harkon një top të rrezikshëm në zonë, por grushton portieri Hidi.

43′ Avdyli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rexhinaldos.

42′ Shpehar provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, por topi shkon në duard e portierit Hidi.

38’ Loja ndërpritet për disa minuta pasi Osmani, Shpehar, Sidibe dhe Rexhinaldo kanë mbetur të gjithë të dëmtuar pas përplasjeve kokë më kokë në një aksion brenda zonës.

34′ Shënon Rexhinaldo, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Nuk janë dakord verilindorët.

30′ GOOOOL TEUTA 0-1. Zhbllokohet sfida. Kamara kalon në avantazh durrsakët. Vecaj provon nga goditja e dënimit, topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon te Kamara. Mjafton një devijim i afrikanit dhe sfera përfundon në rrjetë. 0-1 për Teutën. 

29′ Zguro ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kamara. Karton i verdhë dhe faull për miqtë.

27′ Zëvendësim te Teuta, largohet Latif i dëmtuar, në fushë shkodrani Vecaj.

22′ Kukësi rrit ndjeshëm sulmet në portën e Teutës, duke dominuar ndaj skuadrës durrsake.

21′ Dzaria lëviz bukur në zonë dhe merr një top të bukur nga Rexhinaldo. Gjeorgjiani lëviz bukur në zonë, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

14′ Pranë golit Kukësi. As Shpehar dhe as Shameti nuk arrin të devijojnë topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Gjeorgjevski largon rrezikun.

11′ Latif provon të bëjë Ronaldon duke tentuar me një roveshatë brenda zonës, por del blof.

7′ Rrezikshëm Teuta. Një top i harkuar mirë në zonë këtë radhë gjen Shkallën, por goditja e tij me kokë fluturon larg katërkëndorit të Kukësit.

5′ Në stadium mbërrin edhe trajneri i Kombëtare, Kristian Panuçi. FOTO NGA: S.Sulozeqi

Panuci44

2′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Teuta me Progrin që provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon gjitur me shtyllën.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”. I pranishëm në stadium është dhe trajneri i Partizanit, Skënder Gega që ndjek ndeshjen në tribunën ku qëndrojnë gazetarët.

Related posts

GJITHMONË “SPECIAL ONE”/ MOURINHO citon HENGELIN për të treguar MADHËSHTIN e…

Isa.Autor

Can tregon nëse ka nënshkruar me ndonjë skuadër

Q.Autor

I PAVENDOSUR PËR TË ARDHMEN/ Ylli Cavani mendon rikthimin në Serie A dhe i vetëofrohet…

Delo.autor

Leave a Comment