Futboll La Liga Sport

​Ramosi i përgjigjet kritikave dhe talljeve të Lovrenit

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e përdori llogarinë @ramos4isco22 në Instagram për t’i kthyer përgjigje mbrojtësit kroat të Liverpoolit, Dejan Lovren, e cili e kishte përqeshur atë dhe Kombëtaren e Spanjës.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit e kishte kritikuar Ramosin, duke thënë se ai të vret me bërrylin e tij, si dhe e kishte quajtur Spanjës një grup gangsterësh, duke shtuar se vetëm flamuri i Kroacisë është i vlefshëm, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit e kishte kritikuar Ramosin, duke thënë se ai të vret me bërrylin e tij, si dhe e kishte quajtur Spanjës një grup gangsterësh, duke shtuar se vetëm flamuri i Kroacisë është i vlefshëm.

Lovreni ka qenë duke e kritikuar Ramosin që nga finalja e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kur spanjolli e kishte lënduar yllin e skuadrës angleze, Mohamed Salah. Këtë ndërhyrje të Ramosit, anglezët e kishin konsideruar të qëllimshme

Në përgjigje ndaj deklaratave të Lovrenit, Ramosi e pëlqeu një foto të postuar në një llogari në Instagram, ku shihej Ramosi duke e ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa Lovreni shihet i mërzitur, pasi e kishte humbur këtë finale.

Edhe bashkëlojtari i Van Dijkut, Dejan Lovren, e ka pasur një zënkë publike me kapitenin e Real Madridit, dhe tani kësaj zënke i është bashkangjitur edhe ylli tjetër i Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

“Ai nuk është më i miri. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe e respektoj atë për ato gjëra që i ka arritur, por ai nuk është tipi i lojtarit që më pëlqen mua”, ka thënë Van Dijk.

“Ai [Raphael Varane] është i preferuari im. Ai është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, është ende i ri dhe është përmirësuar. Mënyra se si ai mbron është e ndryshme sepse ai tenton t’i shmanget situatave ku do të detyrohej të bënte ndërhyrje”.

Related posts

1 javë para lamtumirës, Andres Iniesta: Po bëhet gjithmonë e më e vështirë

Sadik.Autor

Largimi i mundshëm i Zidane, ja 2 trajnerët që mund ta zëvendësojnë

Q.Autor

E BUJSHME/ Goli më i pandershëm në histori vjen nga futbolli i femrave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment