Futboll Seria A Sport

Galliani: Nuk e kisha imagjinuar kurrë Gattuso si trajner!

Adriano Galliani ka ndërhyrë në programin radiofonik “Deejay Football Club”. Ish-drejtuesit, që tanimë është bërë senator në parlamentin italian, nis duke folur për Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Milan, që është shumë pranë titullit me Juventus…

“Flas shpesh me Allegri. E zgjodha unë te Milan. Eshtë solid dhe i fortë, nuk gabon kurrë. Në katër sezonet te Milan na çdo gjithmonë mes tetë ekipeve më të mira në Champions dhe fitoi një titull. Ditën që Inter fitoi finalen e Champions kundër Bayern, Berlusconi më dha “ok” për të.”

Intervista vazhdon duke folur për dy ish-futbollistë të Milan: Gattuso dhe Ibra: “Personalisht e pranoj se kurrë nuk do ta kisha menduar Gattuso si trajner. Nuk mund t’ju gënjej më ka habitur pozitivisht. I dua të mirën dhe e uroj shpesh me mesazhe. Pas humbje ndaj Liverpool donte të largohej nga Milan, por nuk e la dashurinë për futbollin.”

“Ibrahimovic? Eshtë e drejtë që të luajë në Kupën e Botës 2018, ai ka licencën për të qenë vrasës. I jep fortë ekipit, është një “Superman”.”

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ CHELSEA/ Guardiola: Ne po mundohemi të jemi kampionë, është emocionale për mua të…

Isa.Autor

“DUA T’I JAP FUND KËSAJ ÇËSHTJEJE”/ Messi shtrin dorën e paqes: Kam bërë gabime, por doja të mirën e Barcelonës

Delo.autor

Kush janë futbollistë e mëdhenj që nuk kanë fituar kurrë tituj

Sadik.Autor

Leave a Comment