Futboll Sport

106 VJETORI I PAVARËSISË/ Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë në mënyra të veçanta (FOTO)

Granit Xhaka i tregoi botës origjinën e tij pas golit të bujshëm ndaj Serbisë të festuar me simbolin e Shqiponjës. Një festim që u përfol dhe për të cilin të dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri morën nga një gjobë monetare prej 10 mijë eurosh.

Mesfushori i Arsenalit ka dashur sërish pakëz vëmendje dhe ka vendosur që këtë herë simbolin ta realizojë me bashkëshorten e tij Leonita Lekaj. Simboli është realizuar për t’i uruar Shqipërisë festën e Pavarësisë në një darkë të organizuar për këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Edhe shoku i tij i ekipit Shkodran Mustafi ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar Shqipërinë jo vetëm nëpërmjet një postimi të fotos së tij duke bërë flamurin por edhe me një video teksa ka xhiruar Elneny-n duke thënë urime.

View this post on Instagram

🦅 ❤️

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Related posts

Van Buyten: Mbappe është një përzierje e Fenomenit Ronaldo, Henry dhe…

Isa.Autor

ITALI-SPANJË/ Sulmuesi Bernardeschi: Ja pse kemi vuajtur shumë kundër tyre

Delo.autor

FESTA/ Catania ngjitet në Serinë B, rikthehet derbi i ndezur i SICILISË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment