Futboll Seria A Sport

ALLEGRI LËSHON ALARMIN/ Po fitojmë, por pësojmë shumë gola

Trajneri Max Allegri është i kënaqur me fitoren që skuadra e Juventusit arriti ndaj Cagliari, duke ruajtur distancën me rivalët. Me 31 pikë nga 33 të mundshmet pas 11 javë kampionat, skuadra e Juventusit është thuajse e përkryer, pasi ekipi krijon shumë raste dhe shënon po shumë, por diçka nuk funksionon në mbrojtje. “Fitojmë por edhe vuajmë shumë. Kjo është e kotë”, thotë Allegri që shprehet se diçka nuk funksionon në mbrojtje.

Duhet të mbrojmë më mirë, pasi kohët e fundit po pësojmë shumë gola, në çdo ndeshje. Kjo nuk është normale. Duhet të koordinojmë më mirë veprimet, të mbrojmë më shumë e pësojmë më pak gola. Skuadrat arrijnë të na shënojnë dhe të va vënë në vështirësi, pasi lejojmë rivalët të krosojnë shumë në zonën tonë. Cagliari rrezikoi të na barazojë dy herë, çka do të ishte fatale dhe e vështirë për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Allegri.

Related posts

Humbja ndaj Leganes, Ramos del në mbrojtje të Zidanes

Q.Autor

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për Poloninë, ja lista e Grimës

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Pritet të dhurojë spektakël, të dy ekipet kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment