Futboll Premier League Sport

KAPËRCYEN RIVALËT PAS FITORES/ Ozil me “ethe”: Gjithmonë ekziston një sfidë e madhe me…

Mesut Ozil thotë se Arsenali është i lumtur të jetë më lart se Tottenham në renditjen e Premier League. “Topçinjtë” e Londrës mundën Newcastle të hënën, për t’i kapërcyer rivalët e kryeqytetit, në vendin e tretë.

Ozil është mjaft i lumtur për parakalimin e rivalëve të ashpër (të derbit), ndërsa beson te një vend në zonën “Champions” në fund të sezonit: “Qëllimi ynë është të pozicionohemi në katërshen e parë të renditjes së Premier League. Sigurisht që jemi edhe më të lumtur, nëse e mbyllim para Tottenhamit. Gjithmonë ekziston një rivalitet i madh me “Spurs”.

Nëse luajmë si sot, mund t’i fitojmë edhe ndeshjet e tjera, që kemi përpara. Duam t’i marrim të gjitha pikët, për të qenë mes katër të parëve në fund të sezonit.

Puna ime është të jap gjithçka në fushë, si sot. Unë dua vetëm t’i ndihmoj shokët e ekipit për të fituar. Mendoj se luajtëm shumë mirë si ekip, jo vetëm unë. Ishte një përpjekje ekipore, siç thashë, urime”.

Related posts

Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Isa.Autor

HISTORIA E PABESUESHME E MACELLARIT/ Nga lojtar i Interit në furrtar në një furrë buke

Delo.autor

LAMPARD KRITIKOHET NGA LEGJENDA E CHELSEA/ Chris Sutton: Kepa s’është portieri që prisnim

Delo.autor

Leave a Comment